Tirana vatra kryesore e koronavirusit/Nga 21 raste 13 te QSUT, i infektoi infermierja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe dita e sotme ka shënuar rritje shqetësuese të rasteve të të prekurve me koronavirus në vend, me 21 raste, të gjithë në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije, se vazhdon të ketë shtrime të reja të pacientëve të prekur, të cilët kanë nevojë për mjekim në Infektiv.

“Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive”- tha Ministria e Shëndetësisë, në deklaratën e sotme për mediat, ku njoftoi të rejat më të fundit të situatës së koronavirusit në vend.

Specialistja e ministrisë së Shëndetësisë, Flutura Beqo deklaroi se në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve të reja të prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja.

Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)

Testime totale 15094

Testime molekulare 13768

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 1050

Raste të shëruara 812

Raste Aktive 205

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)/b.b/fjala.al

Të fundit

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth,...

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve të qumështit dhe bulmetit që...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Lajme të tjera

Web TV