Shumica e futbollistëve me ngjyrë në kampionatin anglez, nuk do pranojnë të rikthehen në fushë, nëse nuk marrin siguritë dhe garancitë e duhura se nuk rrezikojnë jetën nga pandemia. Grupi i njerëzve të ashtuquajtur “Bame” sipas disa ekspertëve është 4 herë më i rrezikuar për të vdekur nga kriza e coronavirus, në krahasim me të tjerët. Kjo arsye dhe shumë të tjera,pengojnë Ngolo Kante’ Danny Rose apo shumë të tjerë, edhe të stërviten.
Klubet më të njohrua të Premier League votuan njëzëri për rifillimin e stërvitjes kolektive dhe me kontakt të ndërsjelltë. (fjala.al). Por ish-mbrojtësi i Anglisë, Joleon Lescott, pjesë e grupit drejtues të lojtarëve BAME, konfirmoi se dyshimet e mëdha mbeten midis një mase të madhe të lojtarëve që ‘kuptueshëm që nuk duan të kthehen’.
Studimet për Covid-19 kanë treguar që “blacks” kanë katër herë më shumë të ngjarë të vdesin nga virusi sesa njerëzit e bardhë. N’Golo Kante i Chelsea dhe Troy Deeney i Watford janë në mesin e atyre që nuk pranuan stërvitjen. Kante e informoi Chelsea për shqetësimet e tij serioze rreth kthimit, megjithëse mori pjesë në një seancë të hapur. (fjala.al). Chelsea po e mbështet Kante dhe nuk e vendos atë nën asnjë presion, duke parë se vëllai i futbollistit francez ka vdekur pak vjet më parë nga një infarkt në zemër, e madhe dhe vetë Kante’ është rrëzuar pak kohë më parë, pa ndjenja në fushë.
Mbrojtësi i Watford, Adrian Mariappa testoi pozitiv për virusin pas raundit të parë të testeve, ndërsa futbollistë si Raheem Sterling, Tammy Abraham dhe Danny Rose kanë folur publikisht për shqetësimet e tyre. Por çfarë është BAME: “Black, Asian, Minority, Ethnic” është një term gjerësisht i përdorur në Britani, sidomos në fushata politike e kujdes shëndetësor.(fjala.al)