Një foshnjë 5-muajshe ka humbur jetën pasi një mjek ‘magjistar’ i dha asaj të pinte gjak breshke, në mënyrë që të shërohej nga koronavirusi.
Gjakun e breshkës e kanë pirë dhe prindërit e të miturës dhe fëmija tjetër 7 vjeç, të cilët ndodhen në kujdes intensiv në Spitalin Rosa Duarte, në Comendador, në provincën Elías Piña (perëndim), por janë në gjendje të qëndrueshme.
Sipas drejtoreshës së spitalit, Dahiana Vólquez, vajza mbërriti e vdekur në spital, pasi kishte pirë një pije të përgatitur me përbërës të ndryshëm, përfshirë gjakun e breshkës, të cilën familja e mori nga një mjek ‘voodoo’, një shtetas haitian, i cili u thoshte të gjithëve që të “mbroheshin” kundër sëmundjeve si Covid-19.