Udhëtimi nga shtëpia në zyrë do të konsiderohet si orar pune në Zvicër që nga 1 janari 2020. Por ky ndryshim do të vijë nëse përmbushen disa detyrime të parashikuara në kontratë.
“Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” do të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet e udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.
Gjithashtu, në orarin e punës do të përfshihet edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.
Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës. Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës./Fjala.al