Real Madrid para të gjithëve dhe asnjë klub italian në top 10. Kjo është panorama kryesore dhe sinteza që del nga raporti i fundit i KPMG mbi vlerën në biznes të klubeve evropiane, “Vlerësimi i Klubeve të Futbollit: The European Elite 2020”. Analiza e specializuar ekonomike merr në konsideratë 32 klube futbolli.
“Blancos” renditen mbi të gjithë të tjerët me një vlerë thuajse 3.5 miliardë Euro, një “minierë ari” për presidentin Perez që e lejon të zgjerojë markën e të mendojë edhe stadiume futuristike si ai për rinovimin e Santiago Bernabeu. Në podium, përveç Blancos, gjithashtu janë Manchester United dhe Barcelona me një vlerë më të ulët.
6 italiane në listë por asnjë mes më të mirëve sipas KPMP: Juventus (vendi i 11-të), Inter (14-të dhe me një rritje të konsiderueshme në vlerë), Roma dhe Napoli (vendi i 16-të dhe 17-të përkatësisht), Milani ( vendi i 22-të dhe i vetmi klub italian që sheh uljen e vlerës së tij) dhe Lazio (vendi i 28-të).
KPMG është bazuar në shumë parametra për përcaktimin e vlerës së një marke, që nga kartonët në treg të lojtarëve deri në mbledhjen e të ardhurave të stadiumit, nga shitja e të drejtave televizive deri tek popullariteti në rrjetet sociale.
Klubet që vlen më shumë në Evropë:
1 – Real Madrid (vlera: 3,478 miliardë €)
2 – Manchester United (vlera: 3,342 miliardë)
3 – Barcelona (vlera: 3,193 miliardë)
4 – Bayern Munich (vlera: 2.878 miliardë)
5 – Liverpool (vlera: 2.658 miliardë)
6 – Manchester City (vlera: 2.606 miliardë)
7 – Chelsea (vlera: 2.218 miliardë)
8 – Tottenham (vlera: 2.067 miliardë)
9 – Psg (vlera: 1.911 miliardë)
10 – Arsenal (vlera: 1,852 miliardë)