Premier League nis në 17 Qershor, superndeshje në ristart

Do të rikuperohen fillimisht Manchester City vs Arsenal dhe Aston Villa vs Sheffield United të mërkurën në 17 Qershor

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubet e Premier League kanë rënë dakord që të rikthejnë futbollin në fushë, dhe kanë dhënë dhe një datë të saktë për këtë: 17 qershorin. Skuadrat elitare pranuan njëzëri që të vazhdojnë me pjesën e mbetur të kalendarit e tani kanë vetëm tre javë në dispozicion në atë që po cilësohet nëj hap galopant për planet e tyre të projektit “Restart”.

Në Premier League janë përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të finalizojnë planet për ta rikthyer sezonin përsëri pas pezullimit të tij në fillim të marsit, në kulmin e krizës nga pandemia e  coronavirus. Do të rikuperohen fillimisht Manchester City vs Arsenal dhe Aston Villa vs Sheffield United të mërkurën në 17 Qershor, beteja emocionuese që do vendosin shumë për renditjen.

Më pas 20 qershori është vendosur në axhendë si raundi i parë i ndeshjeve të ardhshme pas rinisjes së Premier League me javën normale.Në total, janë 92 ndeshje të mbetura këtë sezon. Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan  ndërkohë shprehu shqetësimin se rikthimi i futbollit mund të lejojë që virusi të përhapet, veçanërisht nëse mbështetësit mblidhen jashtë stadiumeve.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV