Gjobiten me 40 milionë lekë dy subjekte në Vlorë, nën hetim administratorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia dhe IKMT kanë gjobitur me 40 milionë lekë të vjetra dy subjekte në qytetin e Vlorës, për krime mjedisore.

Policia ka bërë me dije se janë gjobitur dy subjekte të impiantit të përpunimit të inerteve, si dhe ka nisur procedimi penal për administratorët e tyre, pasi kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, ndonëse iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Evidentohen dhe gjobiten dy subjekte të tjera për shkelje në zonën e Bunavisë, Vlorë.

Aksioni nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka nisur procedimin penal ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Gjithashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektet në fjalë me masë administrative, në total 4.000.000 lekë të rinj, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konkretisht:

  • Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;
  • Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator V. D. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.k.t/Fjala.al/

Të fundit

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasje me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

Lajme të tjera

Web TV