Policia angleze zbret në skenë: 6 ndeshje kanë rrezik, në fushë neutrale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi bindi qeverinë Johnson për të rinisur futbollin, tani FA duhet të bindë edhe forcat e rendit. Policia angleze ka identifikuar gjashtë ndeshje me shqetësim të veçantë dhe me një rrezik të shtuar që kërkon të organizohen në vende neutrale kur të rikthehet Premier League. (fjala.al). Tre ndeshje që përfshijnë Liverpool do të zhvendosen në një fushë jashtë qytetit duke përfshirë derbin e Merseyside dhe përballjen që me gjasë do zyrtarizojë titullin për Reds.

Ekziston gjithashtu një shqetësim për dy ndeshjet e Neëcastle. Lista e plotë e ndeshjeve që policia ka shqetësime serioze është: Manchester City kundër Liverpool, Manchester City kundër Newcastle, Manchester United kundër Sheffield United, Newcastle kundër Liverpool, Everton kundër Liverpool dhe ndeshja që i jep matematikisht Liverpool titullin, e që forcat e rendit mendojnë se do sjellë festë e grumbullim masiv.

Në mbledhjen e Premier League, fillimisht ishin 12 ndeshje që u përmendën si potencialisht të rrezikshme. (fjala.al). “Diskutimet tona me Premier League gjatë gjithë këtij procesi kanë qenë pozitive, me një synim të përbashkët në përparësinë e shëndetit publik. Ende nuk është vendosur se ku do të zhvillohen ndeshjet neutrale” tha një zëdhënës i policisë.

Liverpool i duhen vetëm dy fitore të tjera për të kapur Premier League por “kurora” mund të zyrtarizohet që në fundjavën e hapjes, nëse Manchester City humbet ndaj Arsenal dhe Reds mposhtin Everton.(fjala.al)

Të fundit

E befasishme: Igli Tare zgjedh sulmuesin serb për merkaton e verës?

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do...

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

Organizata e Kombeve të Bashkuara e akuzoi Izraelin se po lë sistematikisht civilët në Rripin e Gazës që të vdesin nga uria. Drejtuesi i...

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në...

A është e vërtetë që Hermann Göring kishte një vëlla “të mirë”?

Albert Göring, vëllai i udhëheqësit të fuqishëm nazist Hermann, ishte turpi i familjes: ai kundërshtoi regjimin dhe ndihmoi hebrenjtë falë mbiemrit të tij. Tabela që...

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, i cili do të duhet...

Lajme të tjera

Web TV