Covid-19/ Julia Roberts bën shopping me Barack Obamën

Aktorja shumë e njohur e Hollywood-it, Julia Roberts ka zgjedhur që të stampojë në maskën e saj ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Obamën.

Teksa ka dalë për të bërë shopping, Roberts ka vendosur maskën me Obamën  për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Julia nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehur anësinë e saj politike dhe këtë e ka shfaqur edhe në situatën e pandemisë së koronavirusit.

Me flokë të mbledhura, syze dhe një pamje të zakonshme ylli i Erin Brokovich është fotografuar teksa shëtiste përgjatë Malibu Country Mart, qendra tregtare më e madhe atje.k.t/Fjala.al/