Foto/ Aksioner i rivalëve të Malmos, tifozët shkatërrojnë statujën e Ibras

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa javë më parë, ylli i sapokthyer i skuadrës së Milan, Zlatan Ibrahimovic, vendosi që të bëhej aksioner i ekipit të Hamarbit.

Sulmuesi suedez e komentoi këtë vendim si një ndihmë që ai donte t’i jepte kësaj skuadre për t’u bërë më e forta në Gadishullin Skandinav.

Hamarbia, me fanellën e të cilës Ibra bëri dhe një foto, është kundërshtari kryesor i ekipit të Malmos.

Përkrahja e skuadrës kundërshtare të Malmos, që duhet rikujtuar është ekipi me të cilin ish-kapiteni i Suedisë nisi karrierën sportive, i ka revoltuar shumë mbështetësit e tyre.

Tifozët e Malmos, mbrëmjen e djeshme nuk kanë pasur nevojë për peticion apo lejen e bashkisë për të rrëzuar e shkatërruar statujën e Zlatan Ibrahimovic.

Ky lajm u bë publik nga mediet vendase, të cilat raportojnë se dyshimet kryesore të policisë janë pikërisht për ultrasit e Malmos./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV