Loredana në krizë nga koronavirusi, gjen zgjidhje te çmimet e biletave të koncerteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperja e njohur shqiptare në Zvicër, Loredana kishte planifikuar turneun e saj, që u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo situatë ka bërë që të ardhurat e saj të pësojnë rënie dhe për këtë ka vendosur që të rrisë çmimet e biletave të turit që do të mbahet sapo të hapen kufijtë.

Megjithatë ajo ka theksuar se rimbursimi është i mundur deri me datë 25 Qershor për çdo person që ka dëshirë.

“Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se ne jemi detyruar për t’i bërë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht.

Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë ndaj vírusit. E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa.

Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja deri me 25 qershor”,-shkruan Loredana në një postim në ‘Instagram’.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV