Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të kësaj të diele në Patos.
Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e Refan Rapajt, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 në fshatin Kuqar.
Si pasojë e flakëve, mësohet se janë shkrumbuar totalisht një makinë, magazina me dru, pajisje shtëpiake si dhe shpendët, pula e zogj. Ende nuk dihet shkaku i zjarr rënies.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, por edhe policia për të mësuar shkaqet./E.B./Fjala.al