Dalja nga izolimi/Rreziqet dhe përfitimet nga rrezet e diellit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja dermatologe, Monika Fida, flet për ekspozimin ndaj rrezeve të diellit; nga djegia e lëkurës deri te kanceri, ja rreziqet që na kanosen

Ina Allkanjari

Rritja e temperaturave, e shoqëruar me rrezatim të fortë të diellit, mund të shkaktojë një sërë dëmtimesh në lëkurën tonë. Dëshira për pushime dhe një ngjyrë të bronztë duhet të shoqërohet me përzgjedhje të orareve të ekspozimit nën rrezet e diellit. Qëndrimi ynë nën rrezet e diellit është mjaft i rëndësishëm për jetën tonë, pasi në prani të tyre përftohet vitamina D, por ekspozimi pa kufij mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjekja dermatologe, Monika Fida, tregon pasojat që mund të kemi nga një ekspozim i gjatë nën rrezet e diellit, si dhe masat që duhet të marrim për t’i parandaluar dëmet. Fida nënvizon një sërë faktorësh që ndikojnë në plakjen e lëkurës. Për sa u përket moshave më të reja, mjekja këshillon që fëmijët duhet të ekspozohen vetëm pasi të kenë përdorur krem me faktor mbrojtës solar. Gjithashtu, mjekja dermatologe tregon se si ka ndikuar izolimi për rreth 3 muaj, për shkak të pandemisë COVID-19 në lëkurën tonë.

Sa ka ndikuar izolimi për rreth tre muaj prej COVID-19 në lëkurën tonë?

Izolimi në lëkurën tonë ka ndikuar si pozitivisht, ashtu dhe negativisht. Së pari, për personat që kanë ditur të zgjedhin regjimin e duhur dhe kanë ndjekur këshillat e mjekëve dermatologë kjo periudhë ka qenë një periudhë e artë për kujdesjen personale ndaj lëkurës, pasi individët kanë pasur të gjjithë kohën e nevojshme për të aplikuar terapitë personale të rekomanduara në shtëpi. Ndërkohë në fillim të pandemisë dhe izolimit u vu re një përkeqësim dhe acarim te shumë individë i lekurës së duarve, si rezultat i larjes së shpeshtë dhe dezinfektimit me solucione, dhe kjo jo vetëm te personat me predispozitë familjare për dermatit e ekzemë, por dhe tek individë që nuk kanë vuajtur më parë me dermatit e ekzemë. Gjatë kësaj periudhe janë përkeqësuar dhe shumë patologji të lëkurës tek individët që kanë përjetuar më shumë stres, si p.sh. akne dhe psoriasis.

Lexo edhe :  Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Ne kemi hyrë në një sezon ku jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Sa të dëmshme janë rrezet për lëkurën?

Rrezet e diellit janë të nevojshme për prodhimin e vitaminës D në organizëm, por ekzpozimi i zgjatur dhe i pambrojtur pasohet me dëmtime në lëkurë. Rrezet e diellit njihen tashmë si faktor risku për melanomën dhe karcinomat e lëkurës. Ky është efekti kryesor i dëmshëm. Tashmë është provuar shkencërisht që ekspozimi dhe djegia e lëkurës në diell mund të shoqërohet me rrezik disa herë më të lartë për të shkaktuar melanomë dhe veçanërisht djegiet e lëkurës në fëmijëri. Personat që janë ekspozuar periodikisht në diell, si p.sh. punëtorët e bujqësisë ose marinarët kanë një numër më të madh të rasteve me kancer lëkure. Efekt tjetër negativ i ekspozimit të pambrojtur dhe të gjatë në diell është plakja e lëkurës. Edhe shkaktimi i njollave kafe – melasmave në lëkurë, është një tjetër efekt negativ i rrezatimit.

Sa ndikojnë rrezet e diellit në plakjen e lëkurës?

Rrezatimi ndikon negativisht në fibrat e kolagjenit dhe elastinës, duke shkaktuar plakje të parakohshme.

Çfarë duhet të kemi parasysh për të parandaluar plakjen e parakohshme?

Ekspozimin gjithnjë në mënyrë sa më të mbrojtur. Aplikimin e kremrave me faktor mbrojtës ndaj diellit çdo ditë, edhe në verë dhe në dimër. Mbajtja e kapeleve dhe e syzeve të diellit.

Nëse nuk hidratohemi, cilat janë pasojat në lëkurë?

Dehidratimi, tharja e lëkurës, përkeqësim i teksturës – lëmueshmërisë së lëkurës, krijimi i rrudhave në lëkurë.

Cilat janë maskat për fytyrën që këshillohen gjatë kësaj periudhe? 

Maskat hidratuese dhe maskat me vitaminë C (antioksidant i fuqishëm).

Si t’i trajtojmë problemet estetike dhe kozmetike të fytyrës?

Problemet estetike dhe kozmetike trajtohen duke iu përmbajtur këshillave të profesionistëve.

Pacientët e individët mund t’u drejtohen për këshillim mjekëve dermatologë dhe mjekëve të kualifikuar të mjekësisë estetike.

Si mund të kujdesemi për lëkurën e fëmijëve gjatë këtij sezoni?

Nga mjekët dermatologë rekomandohet ekspozimi në orët e para të mëngjesit në diell dhe pasdite. Fëmijët duhet të jenë të ekspozuar pasi kanë përdorur krem me faktor mbrojtës solar. Duhet të ekspozohen duke mbajtur kapele për t’u mbrojtur ndaj rrezatimit UV./Fjala.al

Të fundit

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”,...

1824 – Beteja në ishullin Kos, grekët kundër osmanëve

Në vitin 1824, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1830), ndodhi Beteja e Kosit, një përplasje ushtarake mes forcave osmane dhe luftëtarëve grekë. Ishulli...

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Lajme të tjera

Web TV