Sprapsje prej globalizimit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nicolas Martin

Sipërmarrjet e logjistikës, si p.sh. ajo Dachser janë si sizmiografë të tregtisë globale. Nëse ka ndokund luhatje në ekonomi, atëherë në qendrën e firmës në Allgäu ndriçojnë llambat e alarmit. Gati 12000 kamionë qarkullojnë nën mandatin e kësaj firme përmes Evropës. Përmes ajrit dhe detit sipërmarrja në pronësi familjare vitin e kaluar ka transportuar anë e mbanë globit një milion dërgesa.

Edhe gjatë pandemisë, kur një pjesë e madhe e botës ishte izoluar prej masave kufiziuese, tek Dachser as që mendohej për paralizim: “Ka pasur shumë rënie në transportin e mallrave të ndryshme industriale, si dhe në degën e automobilëve, por degët e afërta me konsumin, si ushqimet, kanë pësuar një bum”, thotë sagt Andreas Froschmayer, i cili është përgjegjës në firmë për orientimin strategjik. Edhe dega e logjistikës po përballet me pasojat e virusit Korona.

Pikërisht në industri Dachser po përgatitet tani për një kthesë. “Shumë klientë do të shqyrtojnë, nëse është e arsyeshme, të kenë rrjete furnizimi diku në botë”, thotë Froschmayer.

Jo vetëm shoku prej Koronës ka nxjerrë në pah se sa të brishta janë rrjetet e furnizimit, por edhe politikisht ndërkohë po vijnë sinjale kundër ndarjes mbarëbotërore të punës. “Këto rrjete të mallkuara furnizimi. Edhe nëse vetëm një pjesë e botës nuk funksionon, gjithçka përfshihet nga kaosi. Ne duhet sërish t’i kemi ato në SHBA”, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ai nuk është i vetëm me këto kritika. Ekspertët e mjedisit e shohin ndarjen ndërkombëtare të punës si një marrëzi ekologjike. Shumë ekspertë të tregtisë kritikojnë ndarjen e punës si jorezistente ndaj goditjeve të shokut nga jashtë, si në rastin e krizës Korona. Sipas një anketimi të kompanisë së konsulencës për strategjitë McKinsey, një në katër sipërmarrje në Gjermani po mendon që ta ulë intensitetin e zhvendosjes jashtë vendit të pjesëve të rrjetit të furnizimit.

Tendenca për rrjete furnizimi me distanca më të vogla është vërejtur që prej dhjetë vjetësh, thotë ekonomisti Hartmut Egger: “Pas krizës financiare shumë sipërmarrje kanë reaguar duke i kërkuar prodhuesit dhe furnizuesit e tyre në afërsi.” Kështu, për Evropën prodhimi në vendet e Evropës Lindore dhe në Afrikën Veriore ka qenë më me interes.

Kriza Korona mund ta përforcojë tani këtë tendencë. “Një krizë nxjerr në pah edhe realitetin e kostove. Si rrjedhojë, sipërmarrjet tani mund ta kuptojnë më mirë, se sa kushton  nëse atyre u mungojnë rrjetet e furnizimit”, thotë Egger për DW.

Distancim prej prodhimit just-in-time

Se çfarë avantazhi ka ta kesh vetë në dorë rrjetin e furnizimit, këtë e vëren tani prodhuesi i impianteve të kopshtarisë dhe bujqësisë Stihl. Produkti më i eksportuar aktualisht i sipërmarrjes nga Baden-Vyrtembergu është sharra elektrike. Ajo shitet në më shumë se 160 vende. Gjysma e të gjitha pjesëve përbërëse të saj prodhohet nga vetë firma Stihl. Kësisoj, kjo sipërmarrje është dalluar tani në kohën e pandemisë kundrejt konkurrencës, thotë zëdhënësi i sipërmarrjes, Stefan Caspari. “Ne kemi vazhduar prodhimin dhe shitjen.”

Lexo edhe :  Shqiptarët nisin Vitin e Ri siç lanë atë të vjetrin, me vrasje e aksidente

Edhe kjo sipërmarrje pati humbje dhe ndërprerje të prodhimit, por humbja u kompensua me rezervat që ajo kishte. Kjo pasi ndryshe nga shumë sipërmarrje të tjera, Stihl nuk e përqendron prodhimin e saj në modelin e furnizimit “just in time”, por ka gjithmonë një depozitë të mirë, të disponueshme në çdo kohë. “Sigurisht që krijimin e depozitave duhet të jesh në gjendje ta përballosh fillimisht, por tani në kohën e pandemisë, kjo tregoi se ia vlen”, thotë Caspari në bisedë për DW.

Sipas Hartmut Egger nga Universiteti i Bayreuth-it, intensifikimi i rezervave nëpër magazinat e sipëmarrjeve mund të jetë një tendencë e re pas pandemisë. “Sa më komplekse rrjetet e furnizimit, aq më i lartë është risku për ndërprerjen e tyre. Këtë risk sipërmarrjet mund ta minimizojnë përmes magazinimit.”

Deri më sot shumë ndërmarrje për arsye kostosh kanë hequr dorë prej depozitave të mëdha. Çështja është tani, se sa mendojnë firmat për një valë të re shoku faktik, dhe se sa do të jenë ato në gjendje të marrin parasysh kostot shtesë për magazinim”, thotë Egger.

Te sipërmarrja e logjistikës Dachser ndërkohë mendojnë se nuk do të ketë sprapsje të globalizimit. Në mbarë botën koncerni ka 170 magazina depozitash. “Magazinimi i mallrave është një fushë e së ardhmes. Për t’i pasur më të qëndrueshme rrjetet e furnizimit, sipërmarjeve u duhet më shumë depozitë”, mendon Froschmayer. Pas pandemisë disa gjëra do të jenë ndryshe nga sa ishin para kohës së krizës Korona.  “Ne, megjithatë, besojmë që logjistika ndërkombëtare do të vazhdojë të ekzistojë ashtu si edhe më parë. Kjo do të thotë që sërish do të ketë potencial për ndarjen e punës në mbarë botën.”

Edhe ekonomisti Egger nuk beson që do të ketë ndonjë kthesë radikale drejt deglobalizimit. Sepse sprapsja e rrjeteve të furnizimit mund të bartë edhe dizavantazhe. “Në një rast të tillë do të thotë të heqësh dorë prej avantazhit të kostove që sjell zhvendosja e punës. Nga ana tjetër, përqendrimi më i fortë te rajonalizimi mund të bëjë që të përballesh edhe me një shok të brendshëm, si p.sh. vërshime apo të tjera dukuri të ngjashme.”

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV