Basha në Kombinat: Ekonomia në krizë, Rama bredh në Europë me charter privat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kombinatit.

Basha ka thënë se ndërsa vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike kryeministri Edi Rama bredh nëpër Europë me shartet privat e shpenzon mijëra euro.

Sipas kryedemokratit me ato para mund të mbaheshin hapur mijëra biznese apo do iu jepej ndihma qindra familjeve në nevojë por Rama i shpenzon për fundjava luksoze në Paris.

”Situata ekonomike është në qendër të takimeve të mia.  Ka një rënie të konsumit si kurrë më parë. Është i njëjti realiteti si vendet dhe qytetet e tjera ku bizneset po falimentojnë, njerëzit nuk plotësojnë dot as nevojat minimale. Dhe fjala e parë është listat, janë shtuar listat e personave që nuk kanë mundësi të paguajnë, tek dyqanet e bukës, ushqimeve. Varfëria kudo, Bizneset dhe qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë Edi Rama bredh në Europë me mijëra euro që do të mjaftonin për të mbajtur mijëra biznese apo të ndihmonte qindra familje.

Konfirmohet dhe nga Banka Botërore që 1/3 familje shqiptare ka prekur fundin. Nuk kishte pse të ishte kështu. S’kishte pse kriza të rrënonte ekonominë. Por paratë tuaja në vend që t’iu ndihmonin, për t’iu çliruara, paratë shkuan tek oligarkët kontratat korruptive, shkatërrimi i pronës publike. Kjo situatë e tmerrshme ka një përgjegjës, ai që ka vënë interesat e xhepat e tij, nuk i dhimbsen shqiptarët. Ne kemi vizionin për të ndryshuar këtë situatë. Do vazhdoj takimet nga Kombinati. Qëllim kryesor është të jem afër njerëzve dhe jo e zbukuruar nga propaganda duke gënjyer me regji qendrore. Ai i ka bërë paratë rrush e kumbulla, që ikën në fundjavë në Paris me charter, dhe ua ka dhënë lekët oligarkëve.”- tha Basha.k.t/Fjala.al/

Lexo edhe :  Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV