Tesionet SHBA-Iran, Papa Françesku thirrje për dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku ka reaguar pas tensioneve të ashpra të krijuara midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, pas ekzekutimit të gjeneralit iranian, Qasem Soleiman, nga forcat ushtarake amerikane.

Kjo ngjarje ka ngjallur një frikë të madhe në të gjithë botën si dhe ka nxitur diskutime e reagime të forta të liderëve politikë e jo vetëm.

papa i është bashkuar reagimeve dhe u bën thirrje të dyja palëve për dialog e vetëpërmbajtje.

Në lutjen e ditës së djelë në Vatikan, ai foli për tensionin e tmerrshëm që tashmë mund të ndihet kudo.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë. Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim”, u shpreh Papa Françesku.

Rikujtojmë se gjenerali i Iranit u vra ditën e premte nga një sulm amerikan  me dron, në aeroportin e Bagdatit, duke sjellë premtime për hakmarrje të frikshme nga Teherani./Fjala.al/

Të fundit

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur...

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e...

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka në mendje Xabi Alonso. Duke parë...

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

Lajme të tjera

Web TV