Inovacion/Fëmijët luajnë video-lojra para operacioneve në tru

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali i Stanfordit për Fëmijët është duke përdorur pajisjet e Realitetit Virtual për të ekzaminuar trurin e fëmijëve para ndërhyrjeve të mëdha neurokirurgjike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell sjellë hollësitë.

Kontrollimi i trurit përmes pajisjeve të realitetit virtual tingëllon si një ide fantastiko-shkencore, por kjo është bërë realitet në Spitalin e Stanfordit për Fëmijët, falë një teknologjie të re të quajtur Teatri Kirurgjik.

Neurokirurgët e përdorin atë për të praktikuar para operacioneve të mëdha, dhe para pacientëve për të kuptuar më mirë trajtimin e tyre.

“Rreth 18 muaj më parë, Aleksi filloi të përjetonte kriza të papritura epileptike. Ne erdhëm këtu për trajtim, ai u operua nga Dr. Grant dhe ne jemi të lumtur që tani ai është shumë mirë”, tha Jorge Borbolla, babai i Aleksit.

Dr. Grant dhe kolegët e tij përdorin teknologjinë e re, Teatri Kirurgjik, për trajnim para dhe gjatë operacioneve të mëdha.

“Me të vërtetë u desh një teknologji si Teatri Kirurgjik për të bërë të mundur skanimin tredimensional të zonave operuese të pacientëve dhe studimin e tyre më të hollësishëm”, tha Dr. Gerald Grant, neurokirurg pediatrik në Spitalin e Stanfordit për Fëmjët.

Një teknik i teknologjisë Teatri Kirurgjik, punon në spital për të shndërruar skanimet e ndryshme mjekësore në një përvojë të realitetit virtual.

“Unë mund të futem në këto skanime dhe mund të ngjyros këto pjesë të plagës. Ky proces e bën shumë më të qartë imazhin”, thotë Tatiana Jansen, drejtuese e programit të realitetit virtual.

“Kjo na ndihmoi ta kuptonim më mirë se çfarë po ndodhte, ku do të vendoseshin elektrodat dhe se si dukej truri në realitet”, tha Jorge Borbolla, babai i Aleksit.

Lexo edhe :  Nga Ukraina në Tokio? Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Teknologjia e realitetit virtual, po i bën operacionet reale më të lehta për fëmijët, familjet e tyre dhe mjekët./VOA/

Të fundit

Harrojeni lirinë e Atdheut, luftrat bëhet për të “kap ndonjë lek”

Nga Leonard Veizi Lufta, në vetvete, nuk bëhet për lirinë e popujve, as për prosperitetin apo begatinë e tyre. Këto...

Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare...

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV