Pasojat e COVID-19, Gent Sejko: Masat që do të zbusin krizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sejko: Do të rritet papunësia dhe kreditë me probleme, por pavarësisht situatës, ekonomia shqiptare do ta përballojë me sukses këtë sfidë

Rritja e papunësisë dhe rritja të nivelit të kredive të këqija janë dy pasojat e pashmangshme që la pandemia COVID-19 në ekonominë shqiptare. Por, pavarësisht situatës së krijuar, ekonomia pritet të rikuperohet në një afat të shkurtër dhe situata do të përballohet me sukeses. Të dhënat janë bërë të ditura nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili nëpërmjet një komunikimi online, prezantoi përpara deputetëve të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019.

Në fillim të fjalës së tij guvernatori Sejko hapi një parantezë për të sqaruar se si rrjedhojë e goditjes së krijuar në ekonomi nga pandemia COVID-19, prej kohës së përgatitjes së Raportit Vjetor, vlerësimet e Bankës së Shqipërisë mbi ecurinë e ardhshme ekonomike në vend kanë ndryshuar.

Guvernatori Sejko, në fjalën e tij, i kushtoi një hapësirë të veçantë realitetit të ri të krijuar nga pandemia globale COVID-19. Masat e kujdesit të marra për kontrollin e përhapjes së pandemisë ndikuan në rënien e konsumit, investimeve dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve; pritet një rënie e nivelit të punësimit dhe rritje e papunësisë në vend, duke shkaktuar rënien e të ardhurave familjare dhe përkeqësimin e situatës financiare të biznesit, çka mund të sjellë dhe rritje të nivelit të kredive me probleme në sektorin bankar.

Për të përballuar këtë situatë, guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë ndërmori në kohë masat e duhura për të minimizuar kostot e pandemisë COVID-19 në ekonomi. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë uli me 0,5% normën bazë të interesit, hoqi kufijtë sasiorë për të garantuar furnizimin me të gjithë likuiditetin e nevojshëm të sistemit bankar dhe ekonomisë me para fizike, si dhe eliminoi kostot e operimit të sistemeve të pagesave elektronike.

Ndërkohë aksionet me rëndësi të veçantë që veçoi guvernatori ishin shtyrja me dy tremujorë e pagesave të kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi financiare, ndryshimet rregullative për bankat, por jo vetëm, me qëllim sigurimin e zgjidhjes së kërkesave të klientëve dhe njëkohësisht sigurimin e shëndetit të bankave dhe sistemit në tërësi.

Lexo edhe :  Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur...

Pritshmëritë

Guvernatori Sejko u shpreh se ky realitet i ri ekonomik, i krijuar nga pandemia globale COVID-19 kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të tregut. Në këtë drejtim, një rol primar në përballimin e situatës luan politika fiskale, e cila duhet të garantojë fondet e nevojshme për sistemin shëndetësor dhe të mundësojë ndihmën financiare për punonjësit e prekur. Këto masa do të ndikojnë në rritjen e nivelit të borxhit publik, e cila është një kosto e pranueshme për përballimin e këtij realiteti të ri. Banka e Shqipërisë, nga ana e saj, do të vijojë të ndjekë një politikë monetare lehtësuese, por pa ulur vigjilencën ndaj ruajtjes së treguesve të shëndetit financiar të sektorit bankar. Një rol të rëndësishëm do të luajë dhe sektori privat, i cili duhet të jetë më realist në planet e tij, por dhe më i kujdesshëm në administrimin e likuiditetit. Guvernatori Sejko nënvizoi se pavarësisht situatës së krijuar, ekonomia shqiptare do ta përballojë me sukses këtë sfidë.

Raporti për 2019

Duke u ndalur në ecurinë ekonomike të vendit për vitin 2019, guvernatori Sejko theksoi se viti që lamë pas ishte një vit sfidues për ekonominë shqiptare, me një rritje ekonomike 2,2%, e cila reflekton edhe efektet negative të tërmetit të 26 nëntorit në ekonomi. Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e ambientit ekonomik e financiar në vend, nëpërmjet zbatimit të një politike monetare lehtësuese. Ky qëndrim lehtësues u diktua nga nivelet ende të ulëta dhe nën objektiv të inflacionit. Ai synoi të ruajë të ulëta kostot e financimit dhe të krijojë premisa për një ecuri më të qetë të kursit të këmbimit, në mbështetje të rritjes ekonomike, punësimit dhe pagave, duke ndihmuar kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv. Njëkohësisht, kjo politikë ndikoi dhe në uljen  çmimit të kredisë dhe rritjen e kreditimit në lekë (raporti i kredisë në lekë ndaj kredisë totale u rrit në 48,7%, nga 44,7% në vitin 2017). Guvernatori u ndal në punën e bërë nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2019 në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar nëpërmjet forcimit të qëndrueshmërisë së sektorit bankar dhe funksionimit efikas dhe të sigurt të sistemeve të pagesave./Fjala.al

Të fundit

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Lajme të tjera

Web TV