Koronavirusi prek Superligën, infektohet një lojtar i Bylisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga lojtarët e skuadrës së Bylisit ka rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm pak para rifillimit të kampionatit.

Raportohet se lojtari e ka marrë virusin në Shkodër, ku ka qenë ditët e fundit. Megjithatë deri në këto momente emri i lojtarit nuk është bërë ende publik, ndërsa nga klubi nuk ka një komunikim zyrtar.

“Një futbollist i Bylis rezulton pozitiv me Covid-19. 24 orë para rifillimit te kampionatit dhe ndeshjes Bylis-Tirana, e programuar për t’u luajtur të mërkurën në orën 17:00, një lojtar i klubit nga Mallakastra ka dalë pozitiv.

Nga informacionet paraprake mësohet se lojtari ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, nga ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin. Hetimi epidemiologjik vijon”,-shkruan “Procesi Sportiv”. Ndërkohë duhet të theksojmë se i vetmi shkodran te Bylisi është Eridon Qardaku, por nuk ka asnjë konfirmim nëse lojtari i prekur është ai.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Berisha ‘bëhet lëmsh’ gjatë fjalimit/ Alizotin s’e mbajnë nervat: O maskarenj!

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot një miting elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit. Berisha...

Meta bën kalkulimet nga qelia/ Pas fitores, i japim zhvillim bujqësisë dhe turizmit!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga paraburgimi i 313-ës ku ndodhet prej tetorit të kaluar, ka shprehur falenderime për thirrjen ndaj lushnjarëve që...

Rivlerësimi i pronave në gjysmën e dytë të vitit/ Ja kategoritë që përfitojnë

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për në gjysmën e dytë të vitit 2025, por pa një afat se kur do të fillojë...

Lobimi në SHBA, si besëprerje e Berishës për demokratët!

Në vigjilje të zgjedhjeve të 11 majit, kur demokratët presin të ndodhë rotacioni i shumëpritur i pushtetit, sikurse ka dalë dhe shprehja “është radha...

Premtimet e Berishës nga Librazhdi/ Do të 5-fishojmë subvencionet për fermerët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot në qytetin e Librazhdit, ku po prezanton kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV