Efektet e COVID-19, arsimi rrezikon të kthehet një dekadë pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza e COVID ndër të tjera ka goditur rëndë edhe sektorin e arsimit. Mësimi në distancë në mënyrë masive rrezikon të përkeqësojë aftësitë e të rinjve dh të çojë ato vite pas.

Banka Botërore në një analizë të posaçme për ndikimin e arsimit nga kriza e Covid thotë se aftësitë e nxënësve shqiptare rrezikojnë të kthehen në nivelet e vitit 2012.

Mungesa e përvojës nga ana e trupës mësimore për të dhënë mësim në distancë, aksesi i kufizuar në internet, shpejtësia e ulët e internetit dhe mungesa e infrastrukturës digjitalë janë disa nga mangësitë që kanë ulur cilësinë e mësimdhënies në distancë.

Mbyllja e shkollave për katër muaj rrezikon të ulë me 16 pikë rezultatet e nxënësve nëse do të ushtrohej një test i PISA.

Ndërsa mbyllja e shoqëruar me mësim në distancë do të ulte rezultatet në një testim PISA me 9%, lajmëroi Banka Botërore.

Mbylljet e shkollave do të zgjerojë edhe më shumë pabarazitë në arsim. Mësimi në internet ka potencialin për të qenë shumë më interaktiv sesa televizioni.  Por nxënësit në Ballkanin Perëndimor kanë më pak akses në internet me shpejtësi të lartë sesa bashkëmoshataret e tyre ne BE.

Hendeku i aftësive mësimore do të rritet pasi nxënësit nga familjet e varfra kanë më pak mundësi të përfitojnë nga mësimi në distancë.

Për të njëjtat vite shkollë, familjet e varfëria do të kenë njohuri mësimore 2 vite më pak se familjet e pasura. Kjo diferencë do të jetë disi më e ulët në vendet e tjera të rajonit për shkak se ato kanë akses më të madh në internetin me shpejtësi të lartë.

Por vendet e Ballkanit Perëndimor do të përballen me sfida në hapjen e shkollave në vjeshtë për shkak të mangësive në infrastrukture. Shkollat do të duhen të hapen në masa të rrepta të distancës fizike në klasa në dhe në oborre. Në Shqipëri kjo do të jetë e vështire veçanërisht në Tiranë për shkak të mungesës së ambienteve shkollore, të cilat janë të mbingarkuara edhe për kushtet normale./Monitor.al

Të fundit

Doganierët gjermanë gjejnë 1500 merimanga të fshehura në kuti ëmbëlsirash në aeroport

Zyrtarët doganorë në Gjermani publikuan të hënën foto nga një sekuestrim i rreth 1,500 merimangave, të gjetura brenda enëve...

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit...

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para forcave britanike dhe hipi në...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

Lajme të tjera

Web TV