“Zgjedhorja”/ Yuri Kim: Nëse s’ka konsesus për pikat e ODIHR, mos vazhdohet më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me anëtarët e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Diplomatja amerikane deklaron se të gjitha palët duhet të japin diçka, për të fituar. Më tej ajo shtoi se nëse palët në Këshillin Politik nuk gjejnë konsensus për pikat e rekomanduara nga OSBE-ODIHR, atëherë nuk duhet të vazhdojnë më

“Që të tre kemi harxhuar rreth 3 orë me anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e gjatë dhe e vështirë, por kemi bërë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët dhe të gjithëve iu është kërkuar që të japin diçka, që të fitojnë të gjithë. Shqipëria është në një fazë kritike të saj dhe 25 marsi ishte një pikë kthese, është një votim për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë. BE ka vendosur kushtet, ku një prej tyre është dhe reforma zgjedhore. Kështu që qëllimi ynë është që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet e ODIHR që të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE.
Nëse palët nuk arrijnë në konsensus për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar, atëherë palët nuk duhet të vazhdojnë më. Sikurse e kam thënë, ne duam që Shqipëria të jetë në BE dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka me fuqitë e tyre për ta ndihmuar.” – deklaroi ambasadorja Yuri Kim./E.B./Fjala.al

 

Të fundit

12 ide se çfarë duhet të bëni për Shën Valentin

A ka rutina e përditshme një tërheqje për intimitet?  Këtu janë 12 ide për ta bërë mbrëmjen e Shën Valentinit...

Nënpresidenti Vance paralajmëron Evropën për lirinë e shprehjes dhe imigrimin

Nënpresidenti amerikan, JD Vance e ka shfrytëzuar fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, për të paralajmëruar që liria...

“Dështim i pajustifikuar”, shtohen kritikat ndaj KQZ për vonesat në numërimin e votave

Vonimi i pajustifikueshëm i procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendra Komunale, është vlerësuar si një dështim i drejtpërdrejt i...

Hetimet për vetëvrasjen e 17-vjeçares në Gjirokastër, Prokuroria mbledh dëshmi

Ngjarja tragjike e vetëvrasjes së një 17-vjeçareje në Gjirokastër ka nxitur një sërë hetimesh nga Prokuroria e qytetit. Deri më tani, një numër i...

U bë nënë për herë të dytë!Fatma Haxhialiu zbulon emrin e të birit dhe kuptimin e veçantë

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila u bë nënë për herë të dytë disa ditë më parë, zbuloi sot emrin e veçantë që...

Lajme të tjera

Web TV