Efektet e COVID-19, s’ka më skena intime në filma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë kohë pandemie, bota nuk është më si më parë dhe një nga fushat që është prekur, është dhe industria e filmit. Si masë parandaluese e përhapjes së virusit të ri COVID-19, nuk do të ketë më kontakte fizike dhe kjo nuk u referohet vetëm atyre intime, por edhe skenave të tjera interpretimi.

Prej disa javësh, xhirimet e filmave janë pezulluar për shkak të rrezikut të infektimit. Aktrimi vepron me trup, kështu që xhirimet bëhen pothuaj të pamundura nëse duhet të ruash distancën sociale. Kjo nuk vlen vetëm për skenat intime, por edhe për inskenimet e një grindjeje ku aktorët përleshen.

Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”,- thotë për DW Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve.

“Tani po kërkohen koncepte sigurie, si ato që ka aplikuar futbolli. Kemi mësuar shumë nga futbolli, situata është e krahasueshme me xhirimet. Ka ekipe para dhe pas kamerave, për të cilat ka rregulla të ndryshme”,- thotë producenti Nico Hofmann.

Në kinematografi rregulla të tilla shihen si pa alternativa, nëse duhet të vazhdohet me produksionet e filmave. Një infektim në ekipin e xhirimit do të thotë, në shumë raste, fund për xhirimin. Dhe këto masa kanë koston e tyre./E.B./Fjala.al

Të fundit

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

Lajme të tjera

Web TV