Arrestohen 3 hakera në Tiranë, piratuan kanalet televizive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 persona kanë rënë në prangat e Policia së Tiranës, pasi akuzohen se hakeronin kanalet televizive në mënyrë të paligjshme.

Në një njoftim për mediat, policia thekson se në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ndër të tjera shtohet se këta persona kanë piratuar platforma dixhitale, në dëm të disa kompanive, duke piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme.

Ata e kanë bërë hakerimin nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë  transmetimin e sinjaleve televizive.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni “Pirateria”. Operacioni për goditjen e rasteve të piraterisë së të drejtave televizive. Vihen në pranga 3 shtetas. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune operative dhe hetimore, finalizoi operacionin e koduar “Pirateria”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas kanë piratuar platforma dixhitale, në dëm të disa kompanive, duke piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme. Ky piratim është bërë nëpërmjet aparateve Dreambox, Androidbox, Set Top Box etj. Hakërimi i tyre është bërë nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë  transmetimin e sinjaleve televizive. Pagesat ndaj këtyre shtetasve bëheshin në formë cash, nëpërmjet llogarive bankare nga bankat e nivelet të dytë dhe nëpërmjet kartave të kreditit Paypal.

Në cilësinë e provës u sekuestruan katër njësi kompjuterike të cilat shërbenin për piratimin e këtyre platformave, 6 aparate celular të markave të ndryshme, 14 Dreambox, Androidbox, Set Top Box dhe një automjet. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve E. D., J. S. dhe T. K., për veprat penale të “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut,...

Rama publikon videokartolinën për shqiptarët e Amerikës/ Ja çfarë shkruan

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një videokartolinë për shqiptarët e Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u ka rikujtuar që të...

Temperaturat deri në -3°C! Orë me diell dhe mjegull e dendur, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -3°C! O Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e...

Kur shqiptarët ndahen në dy fronte për shkak të një xholi apo një gjesti

Nga Leonard Veizi   Atë që Gjesti i bëri shqiptarëve nuk ia ka bërë dot as UDB-ja, – një organizëm që kishte për detyrë të ndante...

Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

  “Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte”. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd...

Lajme të tjera

Web TV