Kombëtarja e Italisë do të drejtohet nga ‘shqiptari’ Gianni de Biasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gianni de Biasi do të jetë trajneri i Italisë për një kauzë të veçantë. Ish-tekniku i kombëtares shqiptare do të drejtojë ekipin në ndeshjen e solidaritetit, programuar për në datën 10 janar.

Pak vite më parë Gianni de Biasi u bë dhe shtetas shqiptar duke marrë nga presidenti pasaportën shqiptare. Teorikisht drejtimi i kombëtares së Italisë do të drejtohet nga një shqiptar, qoftë dhe për një natë të vetme.

Së bashku me 3 kombëtare të tjera, “Azzurët” do të “luajnë për të rindërtuar” banesat në zonat e Durrësit dhe Thumanës, të shkatërruara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania” do të zbresin në fushë emra të rëndësishëm që kanë shkruar historinë te kombëtarja shqiptare.

Të ftuar në këtë aktivitet janë edhe futbollistë të Turqisë së vitit 2002, kampionëve të Evropës në vitin 2004, Greqisë dhe Italisë kampione bote në vitin 2006. /Fjala.al

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV