Duka uron klubet për rifillimin e kampionatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar të gjitha klubet, futbollistët, por edhe tifozët me rastin e rifillimit të kampionatit. Në mesazhin e tij për komunitetin e futbollit, Presidenti Duka shpreson që të gjithë futbollistët të kapin sa më parë formën e tyre dhe rikthimi në fushat e blerta të jetë sa më i lehtë.

“Të dashur futbollistë, tifozë dhe miq të futbollit! Pas një periudhe të vështirë për të gjithë vendin, por edhe gjithë botën, për shkak të pandemisë Covid-19 më në fund futbolli rikthehet sot me rifillimin e kampionatit. Kjo ndërprerje e menjëhershme e jetës sportive na ka dëmtuar, edhe ekonomikisht, por sigurisht dëmi më i madh ka qenë ai sportiv. Futbollistët e të gjitha niveleve, profesionistë, amatorë, fëmijët, nuk e kanë shumë të lehtë që të kapin të njëjtën formë sportive. Ndërprerja patjetër që ka lënë shenjën e saj dhe unë uroj ta kalojmë sa më parë, edhe pse jam i ndërgjegjshëm se nuk do të jetë e lehtë”, – thotë Presidenti i FSHF-së, i cili gjen rastin t’u bëjë apel të gjitha palëve të përfshira në garë që të jenë sa më të kujdesshme në respektimin e protokolleve shëndetësore.

“Edhe një herë përfitoj nga rasti t’ju kujtoj të gjithë futbollistëve, zyrtarëve të klubeve dhe stafeve organizative, që të jenë sa më të kujdesshëm e të zbatojnë rregullat e distancimit social dhe protokollet shëndetësore në lidhje me zhvillimin e ndeshjeve në këto kushte. Protokolle me të cilat të gjithë aktorët dhe faktorët janë njohur tashmë. Unë jam i bindur, që ju dhe stafet tuaja, do të tregoheni të kujdesshëm në këtë drejtim, në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë. Ndihem i keqardhur, që ne nuk do të kemi mbështetjen e spektatorëve nëpër stadiume. Uroj që shumë shpejt masat kufizuese të lehtësohen dhe tifozët të kthehen në stadiume për të mbështetur skuadrat e tyre të zemrës. Së fundmi, uroj nga zemra që kampionati të vazhdojë të na dhurojë sërish emocione, lojë të bukur dhe Fair-play. Edhe një herë, urimet e mia më të mira për rifillimin e kampionatit! Suksese të gjithëve!”, – e mbyll mesazhin e tij Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.k.t/Fjala.al/

Lexo edhe :  Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Të fundit

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Lajme të tjera

Web TV