Trafiku arabëve/Ndalohet drejtuesja dhe punonjësit e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të arabëve, janë ndaluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Mësohet se drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra dhe ndaloi zinxhirin drejtues në drejtorisë së Migracionit Tiranë.

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së deklaron se mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin e klandestinëve, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive, kreu ndalimin e punonjësve të policisë:

Enkeleda Toska me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë

Besnik Zela me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë

Altin Hasani me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë

Albana Metko specialiste në DRKM, Tiranë

Sipas SHÇBA-së ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me persona të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e të huajve me leje qëndrimi.

“Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë. Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme” thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqipëri. Zyrtarët e ndaluar akuzohen për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim. SHÇBA njofton se hetimet vijojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave penale të konsumuara nga këta punonjës policie.

Lexo edhe :  Vrau shokun pasi i ngacmoi gruan/ Majlind Habibi del para gjykatës

Ndërkohë që në datë 27 maj 2020, SHÇBA-ja thekson se nisi hetimin disiplinor për “Shkelje të rënda të atributeve e kompetencave të Policisë”, ndaj 4 punonjësve të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, të ndaluar nga SHÇBA, si dhe punonjësen Adelina Lita specialiste e Migracionit në DRKM Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të 5 punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë disiplinore të atributeve dhe kompetencave të policisë, pasi nuk kanë zbatuar procedurat standarde dhe ligjit për të huajt, në plotësimin e praktikave të aplikimit për leje qëndrimi të shtetasve të huaj./l.m/Fjala.al

Të fundit

Virusi i shpendëve/ Konfirmohet rasti i parë në SHBA, pacienti në gjendje të rëndë

Është konfirmuar rasti i parë i infektimit me virusin e gripit të shpendëve në Luiziana, SHBA. Ky rast është...

Zhvillimi i zonave aeroportuale, Qeveria përcakton kriteret dhe rregullat

Qeveria ka përcaktuar rregullat e zhvillimit të zonave aeroportuale. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave për zhvillimin e zonave aeroportuale, në lidhje...

Prej një viti e vdekur në banesën e saj në Itali, punëtori i ndërtimit e gjen rastësisht

Një grua 57-vjeçare nga Fiume në Kroaci, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në qendër të Como-s, pas më shumë se një...

5-vjetori i SPAK, zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Shqipëri

Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Përdëndimor, Alexandër Kasanof, bën vizitën e...

Mitsotakis pro integrimit të Shqipërisë në BE, por me një kusht

Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën për integrimin europian, por me kusht që ajo të respektojë të drejtat e pakicës greke në vend....

Lajme të tjera

Web TV