Përplasja SHBA-Iran, ja si renditen ushtritë e dy vendeve në konflikt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë beteja mes dy shteteve, ndër më të fuqishmet në botë, ka nisur. Mediet më të mëdha dhe më me ndikim në botë janë pozicionuar. Nisin të dalin edhe shifra, fakte dhe detaje që në fakt shoqëritë nuk janë interesuar ndonjëherë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me në krye Donald Trump konsiderohen shteti më ushtrinë më të fortë në botë. Ata mbajnë vendin e parë në renditjen botërore edhe përgjatë 2019-s. Por përplasja me Iranin, në fakt, nuk është një kafshatë e lehtë për këdo që kupton në armatimin që posedon ky shtet.

Por, ushtria iraniane, sipas renditjes vjetore, gjendet në vendin e 14-të. Po, a do të ndërmarrin vërtet hakmarrjen e premtuar për shkak të sulmit që vrau gjeneralin Soleiman? Këtë pritet ta mësojmë në ditë në vijim.

Renditja e ushtrive   

Ndërsa Irani mban zi për vdekjen e gjeneralit, zyrtarët nga të dy vendet kanë shkëmbyer paralajmërime të ashpra, duke u bërë thirrje forcave ushtarake dhe aleatëve përkatës “për gatishmëri”.

Sipas Global Fire Power, një faqe interneti e renditjes së ushtrive, ajo e SHBA-së renditet si ushtria më e fortë në botë, ndërsa Irani gjendet në vendin e 14-të nga 137 vendet që konsiderohen në rishikimin vjetor.

Sidoqoftë, rrjeti i fortë i Iranit “aleatët rajonalë” përbëjnë një kërcënim të madh për objektivat e SHBA-së dhe pritet të luajnë një rol të madh në rritjen e tensioneve midis dy vendeve, shkruan media britanike ‘Metro’.

Presidenti amerikan tha se ai urdhëroi sulmin ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit sepse Soleimani, 62 vjeç, po ‘komplotonte vrasjen’ e amerikanëve që banonin në vend.

Përplasja

Trump akuzoi komandantin e dytë më të fuqishëm të Iranit si përgjegjës për një seri luftërash në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e ‘orkestruara’ të milicisë në bazat e koalicionit amerikan në Irak.

Lexo edhe :  A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Ai gjithashtu mendohet të ketë mbështetur demonstratat e dhunshme në ambasadën amerikane në Bagdad, në fillim të javës.

Irani e ka bërë të qartë tashmë se SHBA do të ketë pasoja të rënda për sulmin, me udhëheqësin suprem Ayatollah Ahmad Khatami që ka kërcënuar trupat amerikane në Lindjen e Mesme.

Ai paralajmëroi se është ‘koha për të pastruar rajonin nga këto kafshë tinëzare’, duke shtuar: ‘Unë po u them amerikanëve, veçanërisht Trump, ne do të kryejmë një hakmarrje…’.

Sipas Metro, Irani vuan disavantazhe të mëdha ushtarake në krahasim me SHBA-në, pasi është detyruar të mbështetet në prodhimin e brendshëm të armëve pas një embargoje të armëve të SHBA-së dhe jo vetëm. Përgatiti /Fjala.al/

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV