Italia hap sezonin turistik, Conte: Promovoni pasuritë kulturore italiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia i ka dhënë fund masave të marra nga qeveria për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila i ka marrë jetën 33.910 personave dhe ka infektuar 233 mijë të tjerë.

Kryeministri Conte ka zhvilluar një takim me mediat ku u shpreh optimist mbi mënyrën e menaxhimit të situatës së emergjencës shëndetësore në vend.

“Prej datës 4 maj, të dhënat e pandemisë janë inkurajuese, e pas këtyre muajve sakrificë meritojmë buzëqeshje e alegri por nuk duhet të braktisim masat e distancimit social e maskat duhet t’i përdorim aty ku është e nevojshme për t’u mbrojtur” – tha ai.

“Po përballemi me një emergjencë ekonomike e sociale por dhe me një legjislacion që nuk ishte i përgatitur për të derdhur shuma parash në një nivele të tillë të përgjithshëm. Kërkoj falje, tha ai e po bëjmë ç’është e mundur për të aktivizuar pagesat, bonuset e amortizatorët socialë. Kjo krizë të na shërbejë për të zgjidhur problemet strukturore e për t’i dhënë një pamje të re vendit”, deklaroj kreu i ekzekutivit italian.

Conte njoftoi se në datën 3 qershor do të hapët turizmi në Itali dhe theksoi rëndësinë e fushatave të promovimit të pasurisë kulturore e artistike italiane në botë.

“Nuk duhet të harrojmë se gjatë këtyre muajve izolimi bukuria italiane nuk qe kurrë në karantinë!”, shtoi ai./Fjala.al/K.L

Të fundit

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që...

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Lajme të tjera

Web TV