Paga e luftës/Rama paralajmëron bizneset: Keni afat deri në 5 qershor!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në 30 numri i personave që kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lekëshe. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë thekson se janë dhe 20 mijë të tjerë përfitues të kësaj page dhe paralajmëron bizneset se do të gjobiten nëse nuk aplikojnë deri në datën 5 qershor.

Postimi i plotë

“? LAJM I MIRË: PO SHKON NË 30 MIJË NUMRI I PAGAVE 40 MIJË LEK TË DERDHURA NË LLOGARITË E PUNONJËSVE QË NUK E KISHIN MARRË MBËSHTETJEN FINANCIARE TË QEVERISË, SI PASOJË E MOSAPLIKIMIT NGA ANA E PUNËDHËNËSVE?
Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë!
? SIPAS LLOGARIVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE JANË EDHE AFRO 20 MIJË TË TJERË QË DUHET TË PAGUAJMË, PRANDAJ U KUJTOJ PUNËDHËNËSVE QË S’KANË APLIKUAR ENDE SE AFATI PËR TA SKADON TË PREMTEN, 5 QERSHOR, NË MESNATË

Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, NUK DO TË JENË VETËM! SEPSE NE DO T’U DERDHIM MENJËHERË 40 MIJË LEKËT NË LLOGARINË E TYRE NGA E HËNA E ARDHSHME❤️ shkruan Rama në Facebook./E.B./Fjala.al

Të fundit

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik...

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë. Policia bën me dije se qytetari është konstatuar pa shenja jete në zonën e Alliasit. “Rreth orës...

Tërmet i fortë në Selanik, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua...

“Kosova është zemra e Shqipërisë”/ Tifozat Kuqezi ndezin Tiranën

Me këngë patriotike në sfond, brohorima dhe thirrjet “Kosova është zemra e Shqipërisë”, ka nisur në Tiranë festa e tifozëve të Kombëtares Shqiptare, kur...

7 qershor 1905, si u bë shpërbërja e bashkimit Suedi-Norvegji

Përgatiti: Leonard Veizi Më vitin 1814 Norvegjia bashkohet me Suedinë nën një mbret. Në vitin 1905 Norvegjia shpall shpërbërjen e bashkimit. Ky është një nga rastet e...

Lajme të tjera

Web TV