“50 dhe hotelin e paguan ti”/ “Fjala” zbardh dosjen e Rrogozhinës me përgjime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet për këtë grup kanë zgjatur rreth 7 muaj. Policia ka bërë vëzhgime dhe përgjime të ndryshme mes këtyre vajzave që ushtronin prostitucion dhe klientëve të tyre. Mësohet se ishin pronarët e hoteleve ata që udhëhiqnin rrjetin. Ata përveç fitimit nga dhoma kishin edhe 1/3 nga shërbimi.

Policia e Tiranës ka shkatërruar një rrjet prostitucioni, ku ka vënë në pranga pronarët e dy hoteleve, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe 5 vajza, të cilat ushtronin prostitucion. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe një klient, i cili u kap gjatë kohës që kryente marrëdhënie seksuale me njërën prej vajzave. Hetimet për këtë grup kanë zgjatur rreth 7 muaj. Policia ka bërë vëzhgime dhe përgjime të ndryshme mes këtyre vajzave që ushtronin prostitucion dhe klientëve të tyre. Mësohet se ishin pronarët ata që udhëhiqnin rrjetin. Ata përveç fitimit nga dhoma kishin edhe 1/3 nga shërbimi. Kur klientët ishin të interesuar, ata thërrisnin shtetaset që shërbenin si prostituta (të moshave 20-56 vjeç). Në prangat e uniformave blu përfunduan pronarët e hoteleve Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi. Ata akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje të ambienteve për kryerjen e këtij aktiviteti. Ndërsa femrat e arrestuara janë shtetaset me inicialet M. M.; D. M.; G. D.; Q. R., dhe V. M..

Mbi vajzat e arrestuara rëndon akuza e prostitucionit. Gjatë kontrollit të ushtruar në të dyja hotelet janë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme parash, prej 370000 lekësh të rinj, të përfituar nga shfrytëzimi i këtyre vajzave për prostitucion, 7 telefona celularë dhe një autoveturë.

Dosja dhe përgjimet

Gazeta “Fjala” ka mundur të sigurojë dosjen hetimore të operacionit “Zhuri”, ku u vunë në pranga dy pronarët e hoteleve dhe 5 shtetaset që ushtronin prostitucion. Sipas dosjes hetimore, rezulton se 5 vajzat e arrestuara ushtronin prostitucion jo vetëm në dy hotelet “Alesio” dhe “Pishat” në pronësi të Fatmir Hoxhës dhe Bujar Gjuzit, por edhe në qytete të tjera, si Durrës, Fier, Lushnjë, Vlorë etj.

Provat kryesore që implikojnë të arrestuarit në këtë veprimtari të paligjshme janë bisedat që vajzat kanë pasur mes tyre dhe me klientët e tyre. Në një nga përgjimet e prokurorisë, njëra nga vajzat flet me shoqen e saj, ku i thotë se është e vetme dhe se ka dalë në punë pas dy ditëve pushim.

Lexo edhe :  Rama në SchwarzGroup: Interes për të investuar në Shqipëri

“Dje dhe pardje nuk dola se u çlodha, po shplodhet robi, punë, punë për ditë dhe sot dy veta kam kapur deri tani. Në 11:00 dola, në 12:00 fillova inshallah më ecën pasditja, se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, thotë njëra nga vajzat në përgjime.

Prova të pakundërshtueshme për hetimin kanë qenë bisedat që vajzat kanë pasur me klientët, kur bien dakord për pazarin. Në një rast tjetër e kapur në përgjime një nga vajzat ankohet te klientët.

“Sa lekë e ke?”. Vajza e pyet për moshën dhe për sa kohë e do. I përgjigjet “50 dhe hotelin e paguan ti”. Në një rast tjetër vajza përgjigjet. “40 euro, nëse e bëjmë në makinë, gjysmë ore dy herë”. Në një rast tjetër një nga vajzat ankohet se nuk ka klientë. “Dobët është, se kanë ikur refugjatë, po hajde bereqaves, mua më zgjedhin se jam e pastër. Edhe ata i laj nga mesi e poshtë, se e ruaj pastërtinë vetë. Rroba ka plot. Jo si ajo lushnjarja, zhulse. Ka ikur, punon në Durrës tani”.

Më 3 janar të këtij viti njëri prej klientëve vë bast me njërën nga vajzat, nëse ai arrinte të bënte 5 herë seks në 1 natë, do t’i jepte 500 euro, në të kundërt do ta paguante 50 euro. Në një rast tjetër një klient i çon sms njërës prej vajzave të përfshira në këtë skemë prostitucioni.

“Na gjej nga një shoqe, se jam me 4 shokë”. Ajo ia kthen “S’ka gjë, se i mbaj unë të gjithë tek e tek”. Komunikimet mes vajzave që ushtronin prostitucion dhe klientëve shpesh herë ishin edhe të koduara si për shembull: “Ku je, jam ai djali që u takuam 1 javë më parë, hëngrëm pilaf bashkë” ose “ku je, të vij të pijmë atë kafen”. Shkatërrimi i këtij grupi u bë i mundur nga specialistët për hetimin e krimeve në Komsiariatin e Policisë Kavajë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh./Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV