Rindërtimi/Ahmetaj: Banorët do të marrin 70 milionë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit, qeveria miraton 4 vendime. Kategoritë që përfitojnë në Durrës, Tiranë, Kavajë dhe Kurbin

Banorët që do t’i rikonstruktojnë vetë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të marrin rreth 70 milionë dollarë. Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj,  bëri të ditur dje  miratimin e 4 vendimeve nga qeveria, për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti. Ahmetaj tha se nga bashkia e Shijakut janë miratuar listat e qytetarëve që do t’i përfitojnë pagesat për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara. Afër procesit të miratimit të listave nga këshillat bashkiakë, pas shqyrtimit të dosjeve të dorëzuara, janë edhe bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës dhe Kurbinit.  Ministri i Rindërtimit u kërkoi bashkive ta përshpejtojnë procesin e vlerësimit dhe të aprovojnë listat, me qëllim që të nisë shpërndarja e granteve të rikonstruksionit. Në total për të gjitha familjet që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti dhe kanë nevojë të rikostruktohen, qeveria do të shpërndajë 70 milionë dollarë sipas Ahmetajt.

Vendimet

“Nisim zyrtarisht zbatimin e programit të granteve të rikonstruksionit me Bashkinë Shijak, për dëmtime DS1, DS2, DS3, punime që mund të kryhen vetë nga qytetarët dhe të rimbursohen nga shteti.  Janë 1174 familje në banesa individuale dhe 27 banesa kolektive të cilat i përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre. Procesi vijon në bashkitë e tjera dhe, në ditët në vijim, do të miratohen fondet për përfituesit e rinj. Qeveria do t’i paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit.” – tha Ahmetaj.

Ministri njoftoi edhe miratimin e 3 vendimeve të rëndësishme në mbledhjen e qeverisë, për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti, siç ishte shpallja e zonës për rikualifikim dhe rindërtim pas pasojave të tërmetit në Parkun Arkeologjik të Durrësit dhe marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë turke, që do t’i hapë rrugë fillimit të punimeve në kantierin e Rindërtimit në Laç.

Lexo edhe :  Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

“Është miratimi në parim i marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për bashkëpunimin në fushën e ndërtimit të banesave pas fatkeqësisë, konkretisht në Laç. Në muajin shkurt ne nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit mes dy palëve, që i hapi rrugën negocimit të marrëveshjes, e cila në ditët në vijim do të nënshkruhet edhe formalisht e zyrtarisht, së bashku me ministrin turk për Mjedisin dhe Urbanizimin, z. Murat Kurum.” – tha Ahmetaj.

Sipas tij, projekti i qeverisë turke është prezantuar publikisht.

“Dua t’ju bëj me dije se i kemi kaluar të gjitha fazat që nga projekti deri te planifikimi dhe shpronësimi, qoftë me mjete monetare, qoftë me shkëmbim për banorët që preken, në një zonë ku do të ndërtohen 500 banesa dhe patjetër do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe ekonomik për Kurbinin dhe për vendin.” – tha Ahmëtaj.

Në total në 11 bashkitë e vendit, sipas Ministrisë të Rindërtimit, kanë aplikuar online 48708 qytetarë. Nga këto 25863 janë klasifikuar DS1, DS2, DS3 për rikonstruksionin nëpërmjet granteve, ndërsa 22845 janë klasifikuar DS4, DS5 dhe do të përfshihen në programet e rindërtimit. Faza e aplikimeve në platformën elektronike zgjati 1 muaj nga 28 janari deri në 28 shkurt. Deri tani ka përfunduar vlerësimi i thelluar për 357 apartamente kolektive, 3529 shtëpi individuale, 99 institucione publike, 108 objekte arsimore dhe 15 qendra shëndetësore./Fjala.al

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

Lajme të tjera

Web TV