Kërkohet ndjekje penale për Besa Shahinin, CRCA /ECPAT: Dyshime se në shkollë janë abuzuar vajza të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, CRCA /ECPAT ka kërkuar sot që ministrja e Arsimit, Besa Shahini, të merret e pandehur. Kjo organizatë, e cila luajti një rol të rëndësishëm në denoncimin e rastit të 15 vjeçares së abuzuar në shkollën në periferi të Tiranës, akuzon ministren Shahini për shpërdorim të detyrës.

“Përtej këtyre hetimeve, ne si CRCA/ECPAT Shqipëri nxisim Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë, që të vendosin nën hetim edhe Ministren e Arsimit, Besa Shahini, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak se ajo nuk ka marrë asnjë masë që shkollat anembanë Shqipërisë të jenë vende të sigurta për vajzat, për të denoncuar raportimin e ngacmimit dhe dhunës seksuale, brenda apo jashtë shkollës”, thuhet në reagim.

Sa i përket ngjarjes të ndodhur në shkollën në periferi të Tiranës, “gjatë dy ditëve të fundit, pranë CRCA/ECPAT Shqipëri kanë mbërritur ankesa nga persona që supozohet se banojnë apo kanë të njohur në lagjen ku jetonte viktima e dhunës seksuale, të cilat akuzojnë trupën drejtuese dhe trupën mësimore të shkollës, për përfshirje në dhunën seksuale të vajzave të tjera të mitura në këtë shkollë”.

Për këto denoncime i bëhet thirrje autoriteteve që të nisin menjëherë hetimet.

“Duke mos patur mundësi të verifikimit të vërtetësisë së këtyre informacioneve, ne e ndjejmë për detyrë qytetare që t’i kërkojmë Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Tiranë që të zgjerojë rrethin e hetimit, duke përfshirë Bordin e Shkollës, të cilët në bindjen tonë janë përgjegjës jo vetëm për punësimin e grabitqarit seksual që tashmë është i arrestuar dhe pret gjykimin, por edhe për mos-miratimin e standarteve dhe rregullores në shkollë që do të bënte të mundur parandalimin e ngacmimeve dhe dhunës seksuale ndaj vajzave në këtë shkollë”, thuhet në reagimin e CRCA /ECPAT.

Reagimi i plotë

CRCA /ECPAT Shqipëri, me anë të kësaj deklarate për shtyp, kërkon të shprehë shqetësimin e saj se hetimet që po zhvillohen pas arrestimit të një grabitqari seksual dhe personave të tjerë të përfshirë në dhunën dhe shfrytëzimin seksual të një 15-vjecareje në Tiranë, nuk janë shtrirë në një rrafsh edhe më të gjerë, për të përfshirë edhe drejtuesit e Arsimit në Shqipëri, shkollën, drejtuesit e saj, Bordin e Shkollës dhe trupën mësimore.

Gjatë dy ditëve të fundit, pranë CRCA/ECPAT Shqipëri kanë mbërritur ankesa nga persona që supozohet se banojnë apo kanë të njohur në lagjen ku jetonte viktima e dhunës seksuale, të cilat akuzojnë trupën drejtuese dhe trupën mësimore të shkollës, për përfshirje në dhunën seksuale të vajzave të tjera të mitura në këtë shkollë.

Lexo edhe :  Sulmet Iran-Izrael, evakuohen nga Izraeli 4 qytetarë të tjerë shqiptarë

Duke mos patur mundësi të verifikimit të vërtetësisë së këtyre informacioneve, ne e ndjejmë për detyrë qytetare që t’i kërkojmë Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Tiranë që të zgjerojë rrethin e hetimit, duke përfshirë Bordin e Shkollës, të cilët në bindjen tonë janë përgjegjës jo vetëm për punësimin e grabitqarit seksual që tashmë është i arrestuar dhe pret gjykimin, por edhe për mos-miratimin e standarteve dhe rregullores në shkollë që do të bënte të mundur parandalimin e ngacmimeve dhe dhunës seksuale ndaj vajzave në këtë shkollë.

Nga ana tjetër, ne kërkojmë një hetim të thelluar ndaj trupës drejtuese, drejtorit të shkollës, i cili sot është pushuar nga puna pa asnjë justifikim nga ana e Ministrisë së Arsimit, si dhe të gjithë trupës pedagogjike në këtë shkollë, ku të paktën për një vit rresht një 15 vjeçare u bë pre e dhunës dhe shfrytëzimit seksual.

Përtej këtyre hetimeve, ne si CRCA/ECPAT Shqipëri nxisim Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë, që të vendosin nën hetim edhe Ministren e Arsimit, Besa Shahini, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak se ajo nuk ka marrë asnjë masë që shkollat anembanë Shqipërisë të jenë vende të sigurta për vajzat, për të denoncuar raportimin e ngacmimit dhe dhunës seksuale, brenda apo jashtë shkollës.

Vetëm dy muaj më parë, në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier, u denoncua nga nxënësit, ngacmime dhe dhunë seksuale që ushtroheshin nga disa prej mësuesve të saj. Një vit më parë, 7 adoleshentë dhunuan në mjediset e shkollës një vazjë të mitur në Kavajë. Vetëm disa muaj më parë, u denoncua një mësues që dhunoi seksualisht nxënësen 11 vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë të Delvinës. Në korrik të vitit 2019, Gjykata e Gjirokastrës, dha vendimin sërish për një tjetër çështje mbi dhunën seksuale të një mësuesi ndaj nxënëses së tij. Në korrik të 2019, një tjetër rast i rëndë i dhunës seksuale ndaj një vajze të mitur u denoncua në mjediset e shkollës në Arapaj të Durrësit, ndërsa në Tepelenë, në të njëjtën periudhë një mësues 63 vjeçar u akuzua për ngacmime seksuale në shkollë.

Përgjatë këtyre dy viteve duket se nuk ka patur asnjë masë nga ana e ministrisë, drejtuese e së cilës është Besa Shahini për ti parandaluar dhe adresuar këto probleme.

Me mosveprimet e saj dhe duke mos përmbushur detyrën që duhet të ndërmarrë, ajo ka lejuar që në shkollat shqiptare të vazhdojë dhuna dhe shfrytëzimi sekslual i fëmijëve duke dëmtuar rëndë kështu interesat e fëmijëve dhe duke shkelur haptazi mbrojtjen e tyre.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV