“Ndryshimi vjen përmes mosbindjes civile”, Obama bën deklaratën e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Barack Obama tha se ai është optimist se Amerika “do të bëhet më e mirë” sepse të rinjtë janë të përfshirë në trajtimin e çështjeve që kanë çuar në organizimin e protestave në rrugë.

Obama mori pjesë në një tubim virtual në internet të organizuar nga organizata ‘My Brother’s Keeper Alliance’, që ai themeloi në vitin 2014 për të trajtuar çështjet që prekin të rinjtë afrikano-amerikanë.

Ish presidenti Obama nuk përmendi askënd me emër, përfshirë Presidentin Donald Trump, të Mërkurën. Por ai tha se ishte koha për të nxjerrë në pah problemet dhe për “t’i vendosur njerëzit në pushtet në një pozitë të pakëndshme”.

“Ndjehuni me shpresë edhe pse ndiheni të zemëruar … ndryshimi po vjen … llojet epike të ndryshimit … në vendin tonë që do të jenë po aq të rëndësishme sa ato që kam parë në jetën time.”

Ai tha se dëshironte që ata që ndjehen të shënjestruar nga policia dhe të tjerët për shkak të racës së tyre se jeta dhe endrrat e tyre janë të rëndësishme. Obama tha se ata duhet të jenë në gjendje të ecin në rrugë, dyqane, madje edhe të shikojnë me endje zogjt në një park pa u shqetësuar fare.

Shembulli i fundit i referohej thirrjes së policisë nga një grua e bardhë pasi një afrikano-amerikan i tha asaj që të lidhte qenin në Parkun Qëndror të Nju Jorkut.

Obama vuri në dukje se njerëzit që punojnë në forcat e zbatimit të ligjit kanë një punë të vështirë, dhe se shumë prej tyre janë të zemëruar nga keqtrajtimet e kryera nga disa prej kolegëve të tyre të policisë.

Lexo edhe :  Trump akuzon Obamën: Orkestroi një grusht shteti kundër meje

Ai tha se shumica e policisë janë në detyrë për të mbrojtur njerëzit, për të shërbyer dhe janë një “pjesë thelbësore” e debatit.

Ish Presidenti Obama tha se ndërsa disa njerëzit po krahasojnë marshimet e protestës së kësaj jave me ato të viteve 1960, “unë kam njohuri të mjaftueshme për atë histori për të thënë: Këtu ka diçka ndryshe”.

Obama tha se ata që marshojnë tani janë një përfaqësim shumë më i madh i Amerikës sesa 50 vjet më parë. “Kjo nuk ekzistonte në vitet 1960, një koalicion i gjerë i këtij lloji,” vuri në dukje Obama.

Ai gjithashtu u tha të rinjve se ndryshimi duhet të vijë përmes votimit dhe mosbindjes civile, jo vetëm protestave në rrugë.

Një tjetër ish-president gjithashtu foli për trazirat aktuale për herë të parë të mërkurën. Jimmy Carter gjithashtu nuk pranoi të thërriste me emër Presidentin Trump ose dikë tjetër kur lëshoi një deklaratë në të cilën thoshte se “Ne kemi nevojë për një qeveri aq të mirë sa njerëzit e saj, dhe ne jemi më të mirë se kjo”.

Zoti Carter tha se ai dhe ish zonja e parë Rosalynn janë “të trishtuar nga padrejtësitë tragjike racore dhe reagimet e pasuara në të gjithë vendin tonë javët e fundit”, por shtoi se dhuna nuk është zgjidhje./VOA/b.b/fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV