Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Rama teksa po fliste për rastin e 15 vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës, u shpreh se është jo vetëm solidarë, për arsye të detyrës, por si njeri dhe qytetar me Besa Shahinin, tha se “atyre që kanë ngritur dorën kundër Besës, iu them: Qofshi burra a gra, ju jeni më keq se ai. Ai dhunon si monstër një të mitur, ju kultivoni dhunën në shpirtin e çdo të mituri”.
Ndërsa lidhur me propozimin për dënimin me vdekje, tha se “Dëgjova nipin e Valterit të Madh. S’është punë kodi kjo. Ato vijnë se ne i kultivojmë vetë. S’vijnë nga dënimet, jo se ai se di që mund të shkojë në burg. Por ngaqë në këtë shtëpi të prishur, në këtë sallë dhe në shtëpinë e prishur të politikës shqiptare, jepet shembulli: Degjenero po do t’ja dalësh në jetë.
Bëj gjithçka që prindërit e tu të kanë thënë mos e bëj në fëmijëri. Jam bashkëpunëtorë të gjithë në këtë krim publik. Atyre që në media publikojnë video të kësaj natyre, Zoti mos e çoftë kurrë tek fëmija juaj”.
Në reagimin e tij, deputeti Halit Valteri tha se, “Nuk i heq asnjë presje asaj që deklaroi kryeministri. Ne vetëm të jemi budallenj që të themi se ka faj ministrja. Kush merret me këtë punë do të thotë që ka hyrë në vathë të huaj. Duhet të hartojmë një protokoll që të mbrohen të miturit.
Çdo shkollë të ketë një oficer sigurie, roje dhe psikolog. Të tre këto, duhet të merren me parandalimin e gjërave të tilla, mbrojtja e të miturve nga ngacmimet. Sot që flasim, Gjykata ka liruar ata të rinjtë që abuzuan me të miturën në Kavajë. Hajde të bëjmë diçka, të rregullojmë këto ligje dhe t’u biem kokës atyre që guxojnë të bëjnë këto gjëra”./b.b/fjala.al/