E ka mendjen te merkato… Milot Rashica vuan formë të dobët në 2020

Rashica ende nuk e ka gjetur rrjetën në vitin 2020, dhe ka kontribuar në vetëm dy gola të Werder në 14 paraqitjet e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të janë gati të vendosin baste 40 milionë Euro vetëm për ta patur në skuadër, për të janë gati të shkelin edhe rregullat e klubit vetëm që të mos privohen nga një talent që mund të bëjë diferencën. Por edhe pse ka pas vetes gjysmën e klubeve europiane, 2020 i Rashicës nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive.

Milot Rashica po përjeton periudhën më të dobët që kur ka veshur fanelën e Werder Bremen, që prej kalimit në Bundesligë nga Vitesse në janar të vitit 2018. Anësori kosovar, ish mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit që tani po shkëlqen em Dardanët, nuk ka shënuar një gol prej 14 ndeshjesh në Bundesliga.

Rashica ende nuk e ka gjetur rrjetën në vitin 2020, dhe ka kontribuar në vetëm dy gola të Werder në 14 paraqitjet e fundit, duke asistuar në barazimin 2:2 me Hertha dhe në fitoren 1:0 kundër Schalke. Mbeten për tu parë sesi do të paraqitet ndaj Wolfsburg, Paderborn, Bayern Munich, Mainz dhe Koln. por nëse rashica nuk bëhet protagonist, Liverpool ndoshta do rishikojë vendimin për të ofruar 38 milionë Euro, për një lojtar që mund të venitet shpejt si rasti i Xherdan Shaqirit.

Të fundit

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet...

“Ndodhi papritur”/ Dëshmojnë të afërmit e 4- vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos të premten pasdite, pranë shtëpisë...

114 vite nga rënia në betejë, inaugurohet në Tuz varri monumental i heroit Dedë Gjon Ujka

Në 114-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjon Ujka, që dha jetën në betejën e përgjakshme në Qafën...

Vendimi për Noel Clarke është një fitore për gratë guximtare dhe për gazetarinë

Katharine Viner* Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të Guardian pasi aktori dhe regjisori britanik paditi për shpifje për akuzat e sjelljes seksuale të...

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit dhe arratiset, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit në plazhin e Himarës dhe arratiset pa gjurmë. Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë menaxheri i subjektit, që ka...

Lajme të tjera

Web TV