Grabitja në Memaliaj/ Arrestohen autorët, detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit njofton arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri. Ata akuzohen për vjedhje me dhunë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Më datën 04.01.2020, kanë hyrë në banesën e  H.R, në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Gjatë arrestimit, autorëve i’u gjetën dhe u sekuestruan, 4 celularë , një sasi lekësh të cilat i ishin vjedhur, një automjet dhe dy doza lëndë narkotike të llojit kokainë .

Arrestimi është bërë i mundur nga bashkëpunimi i policisë së Gjirokastrës me atë të Durrësit. Personat e akuzuar janë E. A., 23 vjeç, A. R., 22 vjeç dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim një person tjetër.

Njoftimi Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ETALON”.

Operacioni nga DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Durrës

Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vjedhjes me dhunë e banesës së shtetasit H. R., ndodhur në Memaliaj, mbrëmjen e datës 04.01.2020.

Vihen në pranga 3 nga autorët, si dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 1 automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë.

Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë.

DVP Gjirokastër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Stacionin e Policisë Memaliaj, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe DVP Durrës, pas një pune të mirëorganizuar hetimore për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit H. R., finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “ETALON”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: E. A., 23 vjeç, A. R., 22 vjeç dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër dhe vijon puna për kapjen e tij.

Lexo edhe :  Shqipëria në “rrethin e kuq” të Iranit, vjen një tjetër paralajmërim kundër nesh

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 04.01.2020, kanë hyrë në banesën e shtetasit H. R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Zbardhja e ngjarjes në kohë, si dhe kapja e autorëve, u bë falë një pune të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si dhe bashkëpunimit mjaft të mirë me DVP Durrës.

Ky grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”./Fjala.al

Të fundit

Adrenalinë me çmim të lartë/ Kafeina, sheqeri dhe sëmundjet që vijnë me pijet energjetike

Ndikimi i kafeinës në zemër, tru dhe metabolizëm Në kundërshtim me besimin e zakonshëm, kafeina nuk rrit përqendrimin e kërkuar...

Zbardhet plani “mashtrues” amerikan, si u godit Irani nga “Çekani i Mesnatës”

Operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit të shtunën, me emrin e koduar “Operacioni Çekani i Mesnatës” (Operation Midnight Hammer), u realizua me më shumë...

Gruaja parashikon fitoren në lotari, fiton 200 mijë euro

Një grua nga Karolina e Veriut parashikoi se një çmim i madh në lotari do të ndodhte në të ardhmen e saj pak para...

Publikohen imazhet satelitore/ Ja 3 impiantet bërthamore iraniane që u goditën nga SHBA

Gjashtë avionë luftarakë amerikanë hodhën një duzinë bombash bunker-buster prej 30,000 kilogramësh mbi qendrën bërthamore të Fordos, ndërsa nëndetëse të Marinës amerikane lëshuan 30...

GBU-57 MOP: Superbomba amerikane që goditi bunkerët bërthamorë iranianë

Çfarë është GBU-57 MOP dhe çfarë bën ajo, bomba më e fuqishme amerikane për shkatërrimin e bunkerëve, e aftë të shkatërrojë strukturat nëntokësore me...

Lajme të tjera

Web TV