Trump sfidohet nga shefi i Pentagonit: Protestat nuk do shuhen me forcë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që vazhdojnë protestat në qytetet kryesore amerikane, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha mbrëmë se nuk mbështet përdorimin e forcave aktive ushtarake për të penguar protestuesit. Kjo deklaratë e vë Shefin e Pentagonit në kundërthënie me Presidentin Trump, i cili ka kërcënuar se do të dërgojë trupa për të shtypur protestat që vazhdojnë prej një jave, të nxitura nga vdekja e një afrikano-amerikani gjatë arrestimit nga një polic i bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara njofton:

Protestat, në pjesën më të madhe paqësore, vazhduan mbrëmë në qytetet kryesore amerikane ku dhjetëra mijëra vetë nuk përfillën urdhrat për ndalim-qarkullim dhe rrezikun nga koronavirusi, për të shprehur revoltim për racizmin dhe dhunën policore.

Në fillim të javës, Presidenti Trumë kërcënoi se do të përdorte një ligj që i jep atij mundësinë të autorizojë dërgimin e forcave aktive ushtarake për të shtypur protestat, pa parapëlqimin e guvernatorëve.

Në sfidë ndaj kërcënimit të presidentit, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se forcat aktive ushtarake duhet të përdoren vetëm në rastet më urgjente dhe ekstreme:

“Nuk jemi aktualisht në një nga këto situata. Nuk mbështes aktivizimin e Ligjit të Kryengritjes,” tha zoti Eper.

Të mërkurën në mëngjes, Sekretari Esper u dha urdhër 200 ushtarëve në shërbim aktiv të ktheheshin në bazë pas dy ditë demonstratash paqësore në Uashington, por e anuloi vendimin brenda pak orësh pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari Esper po ashtu u distancua nga vizita e Presidentit Trump në një kishë pranë Shtëpisë së Bardhë, ku ai pozoi për gazetarët me biblën në dorë. Fotografia nxiti revoltim dhe kritika të forta, pasi policia përdori gazën lotsjellës dhe granata zhurmuese për shpërndarjen e turmës. Ky akt dhe reagimi ndaj protestave kanë dëmtuar popullaritetin e presidentit.

Lexo edhe :  SHBA/ Avioni përplaset me helikopterin ushtarak e bien në lumë, raportohet për të vdekur

“Jemi në mes të protestave më të ndezura që kemi parë që në vitet 1960. Kjo nuk është atmosferë e mirë për një president që po konkurron për rizgjedhje. Do t’i duhet të bëjë shumë gjëra që të rikthejë normalitetin, pasi për momentin nuk është në avantazh,” thotë Larry Sabato i Universitetit të Virxhinias.

Trazirat filluan pas vdekjes së George Floyd, një afrikano-amerikan i cili vdiq pasi një polic i bardhë e mbajti me gjurin në qafë për më shumë se 8 minuta.

Ish-presidentët amerikanë që janë gjallë sot, përfshirë Jimmy Carter, George W Bush dhe Bill Clinton kanë dënuar aktet që çuan në këtë vdekje.

Në një diskutim të hapur të zhvilluar online, ish-presidenti Barak Obama u bëri thirrje kryebashkiakëve të rishikojnë përdorimin e forcës në qytetet që drejtojnë:

“Kur shikon protestat sot, ato përfaqësojnë një përzgjedhje demografike shumë më të gjerë të Amerikës që e ndjeu të nevojshme të bënte diçka si rezultat i padrejtësive që janë vërejtur,” tha ish-presidenti Obama.

Protestat kanë hedhur dritë mbi një sistem padrejtësish racore në këtë vend.

“Revoltimi lidhet me kushtet e strehimit, me mundësinë për punësim, me gjendjen në shkollat publike, me ritmet e burgosjes. Nuk ka të bëjë vetëm me reagimin e policisë. Gjithë këta njerëz kanë dalë sot sepse ka diçka rrënjësisht problematike, jofunksionale në këtë sistem për sa u përket miliona amerikanëve,” thotë Peniel Joseph me Universitetin e Teksasit.

Polici që mbajti të mbërthyer me gjurin tek qafa afrikano-amerikanin George Floyd është akuzuar tani me vrasje me dashje të gradës së dytë, që përkufizohet si vrasje e qëllimtë por pa paramendim. Tre oficerët e tjerë që qëndruan pasivë në skenën e ngjarjes janë akuzuar për ndihmë dhe mbështetje të një vrasjeje të qëllimtë./voa/

Të fundit

SHBA/ Avioni përplaset me helikopterin ushtarak e bien në lumë, raportohet për të vdekur

Një aeroplan me 64 persona në bord u rrëzua në një lumë në Uashington DC pasi u përplas në...

Historia Vezuvit/ Shpërthimi shkatërrues në 79 pas Krishtit në një rindërtim të ri

Hulumtimet kanë rindërtuar shpërthimin e tmerrshëm 32-orësh të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili çoi në shkatërrimin e Pompeit dhe Herculaneum.   Shpërthimi i...

Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

Nga Arben Pandi Cici Sot përcillet për në banesën e tij të fundit Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Sot besimtarët ortodoksë të Shqipërisë,...

Ngrihet Task Forca/ Altin Dumani në krye të “krimeve zgjedhore”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përpiluar një plan të posaçëm masash për të parandaluar dhe hetuar rastet e...

Lajme të tjera

Web TV