Ja shteti që ofron falas testet për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të enjte Suedia tha se do të sigurojë testim falas, për këdo që ka simptoma të koronavirusit dhe do të kryejë gjurmime të kontakteve, të atyre që janë të infektuar.

Qëllimi i programit të ri të testimit është të kontrollojë shkallët e infeksionit në vend. Suedia nuk ka zbatuar masa të rrepta të izolimit, sikurse shumë vende evropiane.

Qeveria tha se programi i testimit do të kushtojë 640 milionë dollarë.

“Tani e tutje, të gjithë personat me simptoma do të jenë në gjendje të testohen pa kosto për COVID-19”, tha ministri i Financave në Suedi, Per Bolund.

Njoftimi u bë, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se do të lejojnë udhëtimin e brendshëm nëpër të gjithë vendin, gati tre muaj pasi një gjë e tillë u kufizua si pjesë e masave kundër pandemisë.

“Situata është ende serioze. Ky njoftim nuk do të thotë që rreziku ka kaluar. Nuk do të thotë që jeta të kthehet në normalitet”, tha kryeministri suedez, Stefan Lofven.

Suedia ka raportuar gati 42,000 raste me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi, dhe më shumë se 4500 vdekje.

Me përjashtim të një ndalese të tubimeve publike të më shumë se 50 personave dhe vizitave në shtëpitë e të moshuarve, shumica e masave të izolimit në Suedi, nuk kanë qenë ligjërisht të detyrueshme.

Drejtuesit e vendit kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se lufta kundër virusit është një “maratonë, jo një sprint”.

Por, qasja e tyre është kritikuar brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht pasi vdekjet tejkaluan ato në vendet fqinje, të cilat vendosën masa më të rrepta, raporton AFP.

Këtë javë, epidemiologu shtetëror suedez, Anders Tegnell, pranoi se kishte hapësirë për përmirësime në qasjen e vendit ndaj pandemisë dhe se shkalla e vdekshmërisë ishte shumë e lartë./rel/

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV