Gjiknuri: Partitë s’kanë më komisionar, gjithçka monitorohet nga kamerat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri foli sonte për prapaskenat e tryezës së Këshillit Politik, ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe ecurinë e negociatave.

Gjiknuri tha se Partitë nuk kanë më komisionar në qendrat e votimit, duke shtuar se gjithçka monitorohet nga kamerat dhe se nuk ka më arsye pse njerëzit të mos besojnë me tek transparenca e zgjedhjeve.

Partitë nuk kanë më komisionar, ata që do të administrojnë zgjedhjet janë njerëz që nuk janë anëtarë partie. Të gjithë komisionerët do të monitorohen në qendrat zgjedhore dhe të numërimit do të monitorohen me kamerat. Me të gjitha këto ndryshime nuk ka pse të ketë më dyshime tek ndershmëria e procesit zgjedhor.

Edhe nëse do të ndodh që një funksionar i shtetit do të punojë si komisioner, nëse kapet me shkelje, atëherë ai do të ndëshkohet duke mos punuar kurrë më në shtet,” deklaroi ndër të tjera Gjiknuri./l.m/Fjala.al

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV