Ylli i Red Bull Salzburg, Erling Haaland tashmë është larguar nga klub austriak për të kaluar në Bundesligën gjermane me Borussia Dortmund.
19-vjeçari norvegjez ka shkëlqyer në të gjitha aktivizimet me Salzburgun, duke shënuar e asistuar shokët e skuadrës pothuajse në çdo takim.
Ndonëse, kjo ishte një humbje për grupin austriak, Salzburg ia ka dalë që të gjejë një zëvendësues më shpejt seç mund të mendohej. Sulmuesi me origjinë kosovare, Mërgim Berisha, i cili është rikthyer pas huazimit të Altach do jetë zëvendësues i Haaland.
Sulmuesi 21-vjeçar ku kaluar një gjysmësezon shumë të suksesshëm, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë pesë siste në 17 ndeshje të luajtura në kampionatin gjerman, ndërsa në Kupën e Austrisë ka bërë dy gola dhe një asist.
Ai ka luajtur në Austri, pasi ka dalë dhe nga akademia e klubit austriak, por ka pasur edhe huazime në skuadra si, Lask, Altach, Liefering e Magderburg.
“Mërgim Berisha kthehet nga huazimi i tij në SCR Altach dhe tani po forcon repartin sulmues tonin. Mirësevini, Mërgim”, -shkruhet në njoftimin e kampionëve të Austrisë./Fjala.al/