Spiropali: Basha duhet të zgjedhë, babain ose Europën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputet e PS njëherësh dhe ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për Reformën Zgjedhore dhe marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik.

Në një intevistë për ABC News, Spiropali nënvizoi faktin se mazhornaca i ka kryer detyrimet e saj dhe pritet një po nga opozita.

Më tej Spiropali u shpreh se “topi” është në fushën e opozitës dhe se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të bëjë zgjedhjen e tij, ose të jetë më babain ose me Evropën.

Fjala e plotë

Është dakordësuar për një draft përfundimtar “topi” është në fushën tjetër, presim përgjigjen e liderit të opozitës. A do të bëhet pjesë e zgjidhjes apo do të tërhiqet sërish. Kryetari i opozitës duhet të ndajë nëse është lideri i PD apo jo. Në këtë pikë nuk janë ata që i vendosin rregullat, nuk mund të marrin peng reformën Zgjedhore. Ne do të përmbushim detyrimin tonë përpara BE dhe partnerëve tanë. Në rast se Basha do të luaje ngushtë në partinë e tij , apo në rast se Basha nuk emancipohet nga dhuna e kryetarit të vërtetë, ky nuk është problemi ynë”, theksoi Spiropali.

 

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC News,...

Lajme të tjera

Web TV