Plani kombëtar 2030/Zerimi i taksave për biznesin, ja cilat kategori përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri Arben Ahmetaj: Heqje e tatim-fitimit për gjithë biznesin e vogël deri në 2029. Shoqatat: E vlerësojmë nismën, por po ngarkohemi me taksa të fsheta dhe tarifa nga pushteti vendor

Bizneset e vogla, 90 mijë subjekte në të gjithë vendin, do të përjashtohen nga taksat deri në vitin 2029. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, prezantoi dje avancimin e planit kombëtar 2030. “Brenda planit kombëtar 2030, siç e ka konfirmuar dhe kryeministri Edi Rama, do të ketë një masë të rëndësishme për shumicën e shqiptarëve që punojnë në sektorin privat,për shqiptarët që punojnë në biznesin e vogël. Kryeministri dje ka komunikuar iniciativën për çlirimin nga taskat për të gjithë biznesin e vogël deri në xhiron prej 14 milionë lekësh. Zero tatime. Zerimi i tatimit mund të shoqërohet me heqje të vlerës së tatimit të shtuar”, tha Ahmetaj. Në vend janë rreth 90 mijë biznese të vogla, por një pjesë e tyre janë tashmë të përjashtuara nga tatim-fitimi, pasi për subjektet me xhiro deri në 5 milionë lekë, tatim-fitimi është zero dhe nga 5 deri në 14 mln lekë është 5%.

Bizneset

Enri Jahaj, kreu i Shoqatës së Bar Restoranteve, vlerëson nismën e qeverisë dhe beson se do të ulë informalitetin.  “Bar restorantet jashtë qyteteve nuk deklarojnë. Mendoj që kjo do të sjellë benefite si për biznesin dhe për shtetin, duke rritur formalitetin. Por mendoj që duhet bërë për të gjitha bizneset që të ketë barazi”, – shprehet ai. Ndërkohë shoqatat e biznesit e vlerësojnë nismën e qeverisë për heqjen e tatim-fitimit, por pohojnë se ata penalizohen nga taksat e fshehta, siç janë ato për mirëmbajtjen e kasës, dhe tarifa të pushtetit vendor.

Plani kombëtar

Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes Ekonomike do të quhet “Shqipëria 2030”, ka njoftuar ditën e sotme ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. “Synimi i këtij plani është vazhdimi i transformimit ekonomik të Shqipërisë dhe të përmbushë ëndrrën e madhe shqiptare, integrimin evropian”, – u shpreh Ahmetaj. Plani do të ketë një masë të rëndësishme, që prek shumicën e bizneseve të vogla. Ashtu siç edhe kryeministri paralajmëroi ditën e djeshme, ku bizneset me xhiro nga 0 -14 milionë lekë, të quajtura të vogla, do ta kenë tatim-fitimin në masën 0% deri në vitin 2029, duke e zgjatur kështu periudhën e aplikimit. “Me këtë mënyrë, iniciativa do t’u bashkohet institucioneve shtetërore në të mirë të buxhetit të shtetit, duke presuar pozitivisht biznesin e madh që të formalizohet çdo ditë e më tepër.” – tha Ahmetaj. Sipas tij, kjo është një ndër masat e para, ndërkohë që po mendohen edhe mekanizma të tjerë lehtësues për të shpëtuar bizneset nga kriza e COVID-19.

TVSH-ja

“Zerimi i tatim-fitimit mund të shoqërohet edhe me heqjen e TVSH-së. Kemi angazhuar një sërë specialistësh vendas e të huaj, për Planin Kombëtar, për të pasur reflektim për çdo shqiptar që dëshiron të jetojë me punë të ndershme. Kërkesa e kryeministrit për heqjen e TVSH-së, pas kalkulimeve dhe projeksioneve për vite të tëra që i kanë bërë ekonomistët, por edhe të procedurave të mundshme për ta thjeshtuar qasjen që kemi ndaj sipërmarrjes, unë jam pozitivisht i shtyrë të ndaj me qytetarët që shumë shpejt do të kemi edhe lajmin e rëndësishëm për heqjen e TVSH-së.”-tha ministri dhe shtoi se kjo iniciativë pritet të miratohet në Parlament brenda këtij sesioni, përpara se ai të mbyllet në fund të korrikut.

Lexo edhe :  Fondi social/ Kategoritë e përfshira në program

Ligji në fuqi

Sipas ligjit në fuqi, biznesi i vogël paguan tatimine thjeshtuar mbi fitimin. Çdo tatimpagues, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8000000 lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Të ardhurat e tatueshme llogariten nga veprimtaria e biznesit të vogël, dhe  nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to: të ardhurat e realizuara nga furnizimi i mallrave dhe shërbimeve,  të ardhurat nga pjesëmarrjet, të ardhurat nga interesat, të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme e të paluajtshmeetj. Të ardhurat e tatueshme apo fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë midis: të ardhurave gjithsej të realizuara gjatë periudhës tatimore me, shpenzimet e njohura.

Shkalla tatimore

Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 deri në 8 milionë lekë, është 5%. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5  milionë lekë, është 0 lekë në vit. Deri tani bizneset e vogla gjatë periudhës vijuese tatimore,e kryejnë pagesën në bankat e nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, për llogari të administratës tatimore, çdo vit, sipas afateve: brenda datës 20 prill pagesa e këstit I; brenda datës 20 korrik pagesa e këstit II; brenda datës 20 tetor pagesa e këstit III; brenda datës 20 dhjetor pagesa e këstit IV. Ndërkohë në rast se aktiviteti i biznesit hapet, mbyllet apo pezullohet gjatë vitit fiskal, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, është proporcional me kohën e zhvillimit të aktivitetit dhe llogaritet në bazë të vetëdeklarimit të tatimpaguesit. Bizneset kanë detyrim ligjor, për subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 deri në 8  milionë lekë, që deri më 10 shkurt të vitit që pason periudhën tatimore të dorëzojnë deklaratën vjetore tatimore, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore. Detyrimin për paraqitjen e deklaratës vjetore në afatin e mësipërm e kanë edhe të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 deri në 5 milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e ministrit të Financave./Fjala.al

-Tatim-fitimi/Nasto: Vlerësojmë nismën, por biznesi ka nevoja të tjera emergjente

Të fundit

Në cilën temperature ambienti funksionon më mirë truri? Ja çfarë zbuloi studimi

Temperatura e hapësirave tona mund të jetë më e rëndësishme nga sa mendonim, veçanërisht për shtëpinë e gjyshërve. Sipas...

Studentja përplaset nga makina gjatë protestës në Beograd

Një studente e Fakultetit Juridik në Beograd është goditur nga një makinë gjatë bllokadës në kryqëzimin e rrugëve. Ajo u lëndua rëndë dhe ndodhet në...

‘U lodha në shtëpi!’/ 21-vjeçari thyen arrestin, kapet duke shëtitur në rrugë!

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane për arratisje nga arresti shtëpiak, pasi është kapur duke ecur pranë shtëpisë së tij...

Kushti ndaj biznesit për fondin qeveritar/Rritje profesionale e punonjësve dhe marketing

Jo më me para vetëm për infrastrukturë, teknologji apo zgjerim biznesesh. Fokusi i ndihmës qeveritare për ndërmarrjet e vogla e të mesme po zhvendoset...

Përballja hipokrite për primaret mes Berishës dhe grupit të Bardhit

Ajo që ishte paralajmëruar dhe që të gjithë prisnin, që Berisha do t’i përdorte primaret brenda PD-së si giotinë për të ‘prerë’ kokat e...

Lajme të tjera

Web TV