Habit gazetarja shqiptare: Kanë tentuar të abuzojnë me mua kur isha 15 vjeçe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lajmit për abuzimin me minorenen në Babrru dhe protestës së shoqërisë civile, shumë vajza morën guximin dhe po tregojnë abuzimin që është bërë me to. Por, nuk kanë qënë të pakta rastet kur vajzat tregojnë se është tentuar të abuzohet me to.

Një nga këto vajza është dhe gazetarja Anxhela Baxhija e cila ka rrëfyer pasditen e sotme një ngjarje që i ka ndodhur në adoleshencë.

Në emisionin Pop Culture ku dhe punon, Anxhela ka treguar se kur ka qenë 15 vjeçe me të kanë tentuar të abuzojnë. Ajo tregoi se kishte dalë për të blerë diçka në dyqanin e lagjes, dhe rrugës një person e ka ndjekur dhe ka tentuar të abuzojë.

“Kjo javë për mua ka qenë e tmerrshme sepse më është kujtuar edhe një histori e imja. Kur kam qenë 15 vjeç kanë tentuar të abuzojnë me mua. Më kanë ndjekur me vrap në lagje teksa kam dal për në dyqan të blija një salcë makaronash siç më porositi ime më. Në momentin që dal nga dyqani ndjej hapa që vinin drejt meje, së pari mendova se ishte person i lagjes që po shkonte në shtëpi gjithsesi i shpejtova hapat e mi.

Më pas kuptova që ky njeriu jo thjesht shpejtoi hapat njësoj si unë por nisi një vrap të lehtë. Nuk dija ç’të bëja, ndalova dhe po bërtisja por asnjeri në rrugë nuk ktheu kokën të shihte ç’po ndodhte dhe pse një vajzë 15 vjeç e veshur me T-shirt dhe një palë tuta po bërtiste si e çmendur në lagje. Gjithçka që më erdhi ndërmend ishte: Zhduku se do të thyej këtë qelqin në kokë dhe largohu se kam babin polic, ndërkohë që babi nuk ishte polic”, ka rrëfyer ajo./l.m/Fjala.al

Lexo edhe :  Bojkot marketeve për çmimet e larta, protesta nis nesër në Shqipëri

Të fundit

Sideremia, vlerat normale të hekurit, mungesa dhe simptomat

Hekuri është një mineral që i duhet organizmit tonë për të funksionuar si duhet: -Një ndërtues themelor për hemoglobinën, një...

Revolucioni i Sirisë varet në balancë. Perëndimi duhet të heqë sanksionet tani

Simon Tisdall   Planet e Pentagonit të pazbuluara më parë për tërheqjen e 2,000 trupave amerikane nga Siria lindore morën vëmendje të pakët javën e kaluar,...

10 Shkurt 1962/ Amerikanët dhe sovjetikët, si i shkëmbyen spiunët mbi një urë gjermane

Nga Leonard Veizi   Historia e shkëmbimit të robërve të luftës, ka qenë një histori e përhershme. Por dhe historia e shkëmbimit të robërve në kohë...

Gjermani: Qindra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

Lindita Arapi   Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata...

Kosovë/ Numërohen 88 përqind e votave, si renditen partitë

Janë numëruar 88.04 përqind e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306 556 vota, e ndjekur...

Lajme të tjera

Web TV