Është përkeqësuar situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur shumë shtrime të reja tek Infektivi, duke e çuar në 30 numrin total të të shtruarve.
Ndërkohë, 2 prej pacientëve të shtruar ndodhen të intubuar dhe 6 të tjerë në terapi intensive.
“Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19.
Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë”, thuhet në njoftimin e MSH.
Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.
COVID-19 – Statistika (7 Qershor 2020)
Testime totale 18290
Testime molekulare 16255
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1246
Raste të shëruara 938
Raste Aktive 274
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 187, Krujë 24, Shkodër 19, Kamëz 14, Durrës 10, Mat 9, Lushnje 6, Tropojë 2, Korçë 1, Librazhd 1, Mallakastër 1/b.b/fjala.al