“O Zot, ndaloni”/ Video e vrasjes së një afroamerikani tjetër nga policia në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa kanë plasur një sërë protestash për shkak të vrasjes së George Floyd nga policia, tashmë kanë dalë pamjet e vrasjes së tjetër afroamerikani.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 3 mars, në Tacoma, të shtetit të Washington-it dhe viktima quhet Manuel Ellis.

Ngjarjen e rëndë e filmoi një grua që ndodhej pas makinës së policisë, e cila dëgjohet duke bërtitur: “Boll e goditët, o Zot, ndaloni”!

Manuel gjithashtu duket se ka bërtitur: “Nuk marr dot frymë!”

Ndërsa sipas policisë, Ellis ishte ndaluar, pasi agjentët kishin parë se ai po përpiqej të hapte dyert e makinave të parkuara, dhe thotë se ai ka luftuar me ta, por disa pamje tregojnë që policët e godasin dhe e hedhin në tokë.

Rikujtojmë që prej 12 ditësh tashmë  në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara po zhvillohen protesta të mëdha paqësore, kundër dhunës së policisë, pas vdekjes së George Floyd.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati...

Punë pak, lekë shumë! Deputetët marrin 300 mijë euro paga, 220 mijë euro dietat

Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së...

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë. Mësohet se zjarri fillimisht...

Prençi: Në 4 orë nuk u ngrit një helikopter te “Syri i kaltër”

sh-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u shpreh në studion e A2 se kurora e pishave në parkun kombëtar të “Syrit të Kaltër” tashmë...

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet...

Lajme të tjera

Web TV