Minorenët shqiptarë trafikohen në Britani për të shitur drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U detyrua nga babi që të lypte në rrugë që në moshën 11 vjeçare. Më pas në moshën 15-vjeçare u trafikua në Britani nga bandat shqiptare dhe u trajtua si skllav. Ai u detyrua që të bënte punët e tyre të pista duke shitur drogë. Më pas iu dha mundësia që të futej në një shtëpi ku e pranuan si fëmijë, transmeton The Sun.

Jeta e Samet Matës ka qenë më traumatike nga sa mund ta imagjinojnë shumica e njerëzve.
Tani që ai është 18 vjeç po përballet me dëbimin drejt vendit të tij të lindjes, Shqipërisë. Samet mbërriti në Bristol me kamion tre vjet më parë pasi u trafikua në Britani për të punuar në industritë e trafikut të drogës, në skllavërinë moderne.

Jeta e tij ndryshoi kur ai arriti të shpëtojë nga kontrabandistët e njerëzve dhe gjeti strehë të sigurt me një familje kujdestare.
Por jo të gjithë të rinjtë shqiptarë që shkojnë në Britani janë kaq me fat. Të rinj të panumërt kanë rënë pre në botën e krimit.

Gjithashtu, Endrit Vishaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme në moshën 16 vjeç, i fshehur poshtë në një kamioni që e çoi në Midlands.
Tani, 18 vjeç, ai po vuan dënimin me katër vjet e katër muaj burg për trafik kokaine.
Ai u kap në një park automjeti duke drejtuar një BMW në të cilën policia gjeti dy kilogramë kokainë të një cilësie shumë të lartë me vlerë 200,000 paund. Kokaina u gjet në një çantë së bashku me 55,500 para kesh.

Histori tjetër e ngjashme është ajo e Klevis Drazhit, 20 vjeç, i cili u kap me 11 doza kokainë në Londër dhe u burgos për 18 muaj. Drazhi pretendonte se ai ishte i detyruar që punonte si shpërndarës për një anëtar të mafies shqiptare. Ai e justifikonte punën e tij sepse ishte pa dokumente dhe kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.

Lexo edhe :  "Erdhët si të fortë, na dolët lepuj!"/ 'Plas sherri' mes Pjerin Ndreut dhe Gjin Gjonit

Alfred Hamzaj, 22 vjeç, u burgos me tetë muaj burg si shpërndarës në zonat Dewsbury, West Yorkshire, pasi u kap me katër kilogramë kanabis.
Ai tha se kishte rënë pre në botën e krimit pasi humbi punën e tij në një lavazh makinash për shkak të statusit të tij të paligjshëm duke qenë pa dokumenta.

Vihet re një rritje e numrit të shqiptarëve minorenë që janë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Ata janë gënjyer me premtimin për të fituar mijëra paund nga shitja dhe shpërndarja e drogës për bandat.

Disa prindër në Shqipëri po kujdesen që djemtë e tyre adoleshente të trafikohen në Britani, në mënyrë që të mund të bashkohen me bandat e krimit të organizuar që kontrollojnë zona të mëdha të tregut të kokainës në Britani.

Tamara Barnett, nga Fondacioni i Trafikimit Njerëzor, thotë: “Ekziston një ndjenjë e vërtetë e shpresës në Shqipëri. Një në dy gra përjeton dhunë në familje, dhe dhuna ndaj fëmijëve është shumë e lartë. Familjet mund të jenë në kushte të përfshira, duan të përdorin fëmijën e tyre për të fituar para, ose ata dëshirojnë t’i japin këtyre fëmijëve mundësi më të mira jashtë shtetit, por atëherë gjithçka shkon keq kur ata të vijnë në Britani.”

Të dhënat e gjykatës tregojnë se adoleshentët shqiptarë që kryesisht hynë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në kamionë janë ndjekur penalisht në qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi u kapën me drogë me vlerë 200,000 £.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shqipëria është burimi i vetëm i të huajve për trafikimin e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar.

Në disa raste, anëtarët e familjes janë drejtpërdrejt përgjegjës për rekrutimin dhe shfrytëzimin e viktimave të trafikimit të djemve.
Disa janë kontrabanduar në Britani me kamionë, shumë të tjerë me pasaporta false hyjnë me makina ose tragete.

Burimi: The Sun, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV