Partizani s’rrezikon , por mbetet i fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kampion që zbriti në vendet e fundit, kjo është historia e Partizanit në sezonin 2019-2020. Të kuqtë e kryeqytetit janë duke kaluar në një prej periudhave më të këqija të tyre, pasi kanë shënuar vetëm humbje të njëpasnjëshme.

Duket se ky Partizan nuk ka asnjë lidhje me atë të sezonit të kaluar. Ndërsa në kampionatin 2018-2019 pamë një skuadër të pathyeshme me një sulm që e kishin zili të gjithë, ku treshja Bardhi, Asani dhe Mala shënon pothuajse në çdo takim, ku sezon po tregon një ekip krejt tjetër.

Mbajtja larg fushës prej disa muajsh e Esat Malës, duke  ndarë treshen e shumë komentuar, si dhe largimi i Jasir Asanit në janar, kohë kur u huazua te skuadra e AIK Stockholm duket se kanë pasur goxha ndikim.

Megjithatë duhet theksuar se impakti kryesor e ka pasur trajneri i ekipit. Skënder Gega mundi që sezonin e kaluar të sillte një Partizan të pathyeshëm, shumë ndryshe nga ky që pamë sot në ndeshjen kundër Kukësit.

Kryeqytetasit u mundën me rezultatin 1-3, duke u rrëzuar kështu në vend të 8-të, me 38 pikë gjithsej, të Kategorisë Superiore. Ndonëse duket se mundësitë e rrëzimit nga elita e futbollit shqiptar janë të pakta,të kuqtë kanë humbur shumë nga ky sezon.

Partizani nuk ka asnjë mundësi tashmë jo vetëm për titullin e kualifikimin në Champions League, pro edhe për të hyrë në Europa League.

Partizani në njëfarë mënyrë mund të thuhet se nuk rrezikon, por në të njëjtën kohë është i humbur.

Kundërshtarët e tyre të përjetshëm nga ana tjetër, Tirana është duke shijuar periudhën e saj ‘të artë’. Bardheblutë e kryeqytetit kanë shumë kohë tashmë që nuk njohin asnjë humbje. Ata arritën që të fitonin bindshëm ndaj Luftëtarit, të cilëve iu shënuan plot 5 gola dhe mbajtën të paprekur portën bardheblu./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV