Maturantët në provim, 550 punonjës policie të angazhuar për sigurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare “Për koordinimin e masave në organizimin dhe zhvillimin e Maturës Shtetërore 2020 në Republikën e Shqipërisë”, në lidhje me zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2020, Policia e Shtetit mori një sërë masash.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2020”, strukturat e Policisë morën në ruajtje disa objekte, morën masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e procesit, përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.

Nga Patrullat e Përgjithshme, në zbatim të detyrimit “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2020”, u bë shoqërimi i materialeve të provimit në 9 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit ishin të angazhuar 18 punonjës police dhe 9 automjete të Policisë.

Gjatë natës, deri në orën 08:00, 50 punonjës policie siguruan ambientet ku u vendosën materialet për zhvillimin e provimit të Maturës Shtetërore.

Në rreth 486 shkolla, në të gjithë vendin, sot u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020 dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit planifikoi me shërbim rreth 550 punonjës police dhe 50 automjete policie.

Nga të  gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, u morën të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë, me shërbime policore, gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku u zhvillua provimi.

Drejtoria e Rendit Publik monitori shpërndarjen, ruajtjen e materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore, garantimin e rendit e sigurisë për zhvillimin sa më normal të provimit si dhe grumbullimin e gjithë materialeve pas përfundimti të provimit.

Lexo edhe :  SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Aktualisht po grumbullohen materialet nga shkollat në Zyrat Vendore Arsimore për t’u shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në drejtim të QSHA Tiranë.  Policia e Shtetit i uron maturantëve në të gjithë vendin, suksese në provimet e Maturës Shtetërore./b.b/fjala.al

Të fundit

Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

"E kam të trishtueshme dhe të vështirë të dëgjoj The Smiths": Anëtarja e Scissor Sisters ka një marrëdhënie të...

Ku tundet një bush del një Berishë

Nga Frrok Çupi Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz...

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave...

E rëndë në Elbasan, gjendet i pajetë një trup në ujërat e lumit Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e...

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Tregjet ndërkombëtare të naftës nisën javën me luhatje të forta, mes pasigurive të shkaktuara nga tensionet në rritje mes Iranit dhe vendeve perëndimore. Ditën e...

Lajme të tjera

Web TV