A është PD parti e brezit të ri? Përgjigjia e Ibsen Elezit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I pyetur nëse është dakord me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se tashmë PD është një parti ndryshe nga ajo e para sepse i përket një brezi të ri, Ibsen Elezi u shpreh për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në Grupin Mediatik “FJALA” se partitë nuk krijohen nga brezat por nga idetë. 

-Zoti Elezi, si e komentoni deklaratën e zotit Berisha se kjo është Partia Demokratike e brezit të ri.
-Tani mua s’më takon të korrigjoj zotin Berisha, se ka 30 vjet në politikë dhe është shumë i thelluar por ky është gabim logjik i rëndë.
-Pse?
-Po sepse partitë nuk krijohen me breza, partitë krijohen me ide. Nëse thua një parti që ka ide të reja po, por me brez të ri nuk funksionon. Është si të thuash një ekip me lojtarë të rinj. Ndërsa të thuash parti me pikëpamje të reja, që të ketë një vizion të ri, pavarësisht se vizion të ri mund të kenë dhe burrat e vjetër, mund të jetë një 80 vjeçar me vizion të ri dhe mund të jetë lider i shkëlqyer. Një njeri pa arritur pjekurinë politike nuk mund të jetë drejtues i PD./Fjala.al/k.b

https://www.youtube.com/watch?v=RCU7vqSnY2E

Të fundit

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Lajme të tjera

Web TV