Durrësi i mbytur nga plehrat, Rama: Brenda javës transportohen në Sharrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda javës do të bëhet i mundur çlirimi i qytetit të Durrësit nga plehrat. Qyteti bregdetar është mbytur këto ditë nga plehrat pasi fusha e Porto Romanos është mbyllur për depozitim dhe bashkia e Durrësit ka ngurruar të firmosë marrëveshjen për transportin e tyre drejt Sharrës në Tiranë.

Por kryeministri Rama tha në emisionin “Open” se brenda javës mbyllet marrëveshja dhe se plehrat e Durrësit do të depozitohen në landfillin pranë zonës së Kombinatit.

“E gjitha lidhet me një transformim shumë të rëndësishëm që ne kemi nisur për të çliruar Durrësin nga zona kanceroze e Porto Romanos. Kemi ndërmarrë një projekt goxha ambicioz për ndërtimin e një parku të madh urban pikërisht aty ku për dekada ishte një zonë me vargmale plehrash dhe mbipopullim derrash.

Këto ditë që flasim po kryhet një proces finalizimi me bashkinë e Durrësit dhe agjencinë përkatëse shtetërore që mbulon edhe këtë fushë. Shumë shpejt brenda javës do të kemi një marrëveshje përfundimtare për të bërë të mundur lëvizjen e mbetjeve të Durrësit në landfillin e Sharrës.

Situata do të stabilizohet brenda pak ditësh sepse faktikisht duhet të rrisnim presionin pozitiv mbi bashkinë e Durrësit për të finalizuar këtë marrëveshje. Bashkia kishte një ngurrim për shkak të një kostoje që lidhet me transportin”, tha Rama./Fjala.al

s.k

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV